Përurohet vepra “Kur dhimbja më rritë” e autores Filloreta Gashi

Sot u përurua libri i parë “një vepër që sjell reflektime të thella mbi përjetimet njerëzore, sfidat dhe forcën shpirtërore që lind nga dhimbja.

Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi kontributin e autores në pasurimin e jetës kulturore dhe letrare.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së krijuesve vendorë dhe inkurajoi vazhdimin e krijimtarisë artistike si një vlerë e çmuar për shoqërinë.

Për veprën dhe mesazhin që ajo përcjellën folën edhe Alketa Fazliu Gashi, Mehdi Krasniqi dhe Mevludin Mazreku, të cilët vlerësuan dimensionin emocional dhe artistik të librit, duke e cilësuar atë si një dëshmi të fuqishme të përballjes me jetën dhe transformimit të dhimbjes në forcë krijuese.

Autorja Filloreta Gashi falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe theksoi se kjo vepër është një rrëfim i sinqertë i ndjenjave dhe përvojave që synojnë të prekin lexuesin dhe ta nxisin reflektimin.

Përurimi i librit “Kur dhimbja më rritë” u mirëprit nga dashamirë të librit, krijues dhe qytetarë të shumtë, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e promovimit të kulturës dhe letërsisë në komunitet malishevas dhe më gjerë.

Organizimin e aktivitetit përurues të veprës ‘Kur dhimbja më rritë” të autores Filloreta Gashi, e udhëhoqi, udhëheqësja e Zyrës për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, në kuadër të veprimtarive për fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë dhe kontributin që gruaja ka dhënë në të gjitha etapat nëpër të cilat kaloi kombi ynë që nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare deri të pavarësia dhe zhvillimi social-ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA, …