Pesë gratë më të votuara në tri partitë kryesore nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, gratë kanë shënuar një përfaqësim të fuqishëm elektoral në tri partitë që dolën të parat, duke marrë një numër të konsiderueshëm votash. Në Lëvizjen Vetëvendosje, lista e grave më të votuara kryesohet nga Albulena Haxhiu me 136,523 vota, e ndjekur nga Donika Gërvalla-Schwarz me 121,663 vota dhe Mimoza Kusari Lila me 79,707 vota. Pesëshen e plotësojnë Shqipe Mehmeti Selimi dhe Saranda Bogujevci. Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), më e votuara është Sala Jashari me 43,725 vota, pasuar nga Vlora Çitaku me 40,256 vota dhe Ganimete Musliu me 24,518 vota. Në mesin e pesë më të votuarave renditen edhe Besa Kabashi Ramaj dhe Blerta Deliu Kodra. Ndërkaq, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kryeson Hykmete Bajrami me 48,403 vota, e ndjekur nga Doarsa Kica-Xhelili me 37,537 vota, ndërsa më pas vijnë Jehona Lushaku Sadriu, Janina Ymeri dhe Adelina Thaqi Meta. Rezultatet konfirmojnë rolin në rritje të grave në skenën politike dhe mbështetjen e konsiderueshme që ato kanë marrë nga elektorati në zgjedhjet e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Përfundon verifikimi dhe numërimi i votave në edhe pesë komuna, procesi arrin në 98 për qind

Edhe pesë komuna të tjera kanë përmbyllur mbrëmjen e së premtes procesin e verifikimit të …