Jack Smith dëshmon në Kongres: Kam raportuar në SHBA për punën time në Gjykatën Speciale të Hagës

Ish-kryeprokurori i Hagës në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jack Smith, ka deklaruar se gjatë udhëtimeve të tij nga Haga në Uashington ka zhvilluar takime zyrtare me përfaqësues të lartë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ku tema kryesore e diskutimeve ka qenë puna e tij në gjykaten speciale. Në dëshminë e dhënë para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, Smith bëri të ditur se në takimet me zyrtarë të lartë, përfshirë Monaco, Klapper dhe Garland, ai është pyetur kryesisht për angazhimin e tij profesional në Hagë, përvojën si prokuror dhe vlerësimin e tij mbi punën që po zhvillohej në atë institucion. Ai theksoi gjithashtu se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara kishte mbajtur një fjalim në Seksionin e të Drejtave të Njeriut në Departamentin e Drejtësisë, ku kishte prezantuar veprimtarinë e tij në Hagë dhe sfidat e procesit gjyqësor. Sipas Smith, këto takime dhe diskutime janë zhvilluar në formë intervistash profesionale, të fokusuara në aspektet teknike dhe përmbajtësore të mandatit të tij si kryeprokuror, pa hyrë në çështje jashtë kornizës institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …