BE

Pesë shtetet anëtare të Unionit që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, janë pengesë për anëtarësim e saj në BE

Pesë shtetet anëtare të Unionit, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë pengesë për anëtarësim në BE. Derisa këto shtete, nuk e njohin pavarësinë  Kosova nuk mund të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian, vlerësojnë njohës të proceseve integruese. Sipas tyre, aplikimi i Kosovës përbën herën e parë që një shtet merr një nismë të tillë, pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ata thonë se si çdo aplikim tjetër, edhe ky i këtij viti mund të mbesë në sirtarët e Bashkimit Evropian. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku thotë se aplikimi i Kosovës është bërë për sy e faqe, dhe si e tillë nuk do të merret për bazë. Ai shton se marrja e statusit për vendin kandidat e vështirëson edhe më shumë mosnjohja e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pasi  nuk mund të arrihet konsensus brenda strukturave vendimmarrëse të BE-së për t’u konfirmuar statusi i vendit kandidat, i cili i hap rrugë anëtarësimit në Bashkim Evropian, dhe rrjedhimisht këto stade procedurale Kosova nuk mund t’i kalojë, saktësoi, Avni Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …