Peshiq: Serbia është shkaku kryesor i shqetësimeve në Ballkan

Politikania serbe, Vesna Peshiq ka vlerësuar se Serbia është shkaku kryesor i shqetësimeve në Ballkan. Ajo ka deklaruar më tutje se të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë i kanë pranuar kufijtë e tyre, me përjashtim të Serbisë. Gjatë fjalës në Forumin e 14-të për Drejtësinë Tranzicionale në Beograd, ajo ka theksuar më tutje se Serbia nuk është e gatshme për asnjë pajtim. Ajo deklaroi se proceset e shpërbërjes së fortë të Bosnjë e Hercegovinës përmes Millorad Dodikut janë në progres dhe theksoi se Serbia i jep mbështetje të plotë këtyre proceseve. “Danas” citon më tutje të ketë thënë ajo se nuk mendon që Serbia aktualisht po përgatitet për luftë, por po përpiqet t’i arrijë qëllimet e saj në mënyrë paqësore. Ajo dëshiron ta përvetësojë një pjesë të Dejtonit të Bosnjë e Hercegovinës. “Situata në Serbi është kaq katastrofike dhe me atë lloj qeverisjeje që kemi ne nuk mund ta zgjidhim asnjë problem, madje as atë të Kosovës” është cituar të ketë deklaruar mes tjerash, politikania serbe, Vesna Peshiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …