Petar Petkoviq: Nëse Albin Kurti vendos për heqjen me dhunë të barrikadave do të përballet me reagimin e ashpër të serbëve

Drejtori i Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë,  Petar Petkoviq,  reagoi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për heqjen e barrikadave të  vendosura në Veriun e Kosovës duke kërcënuar se do të veprim i tij do të nxiste reagimin e ashpër të serbëve. Ai tha se do të ishte mirë që Kurti të koordinohej me vetveten dhe menjëherë ta lirojë Dejan Pantin, që të tërheqë policët special të armatosur me armë të gjata nga Veriu i Kosovës që s’mund të jenë prezent atje, si dhe të heqë listat e përndjekjeve e arrestimeve të serbëve, dhe gjithsesi të përmbushë obligimin dhe të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe. Albin Kurti mos ta mendojë që me dhunë t’i heqë barrikadat, pasi ato janë së pari si përgjigje ndaj dhunës, e çdo veprim i ri i dhunshëm nga ana e Kurtit do të rrezikonte nxitjen e eskalimit që nuk do të mund ta kontrollojë tha Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …