Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Peter Beyer, e ka mbështetur diplomatin gjerman, Wolfgang Ishinger, i cili kërkoi liberalizim të vizave për Kosovën. “Shumë e vërtetë! Populli i Kosovës meriton të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të besueshme. Ishinger ka absulutisht të drejtë. Nuk ka më justifikime të urryera. Liberalizimi i vizave tani!”, ka thënë ai duke e shpërndarë postimin e mëhershëm të Ishinger në Twitter.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
