Dan Kosumi

Dan Kosumi: Orë kujtese ~ ndërgjegjësimi për parinë e Mërgatës sonë mbarëkombëtare!

Do e nisi me vargjet për Kosovën …

Të gjithëve marrja na bie mbi fytyrë

Unë kam droe po na zë’ mallkimi

Republikën e bëmë edhe shtetin

Po për GJAKUN rrëke çfarë bëmë …

Në atë shoqëri ku drejtuesit që punojnë me masën popullore, e sidomos ata partiak, njëri tjetrin e shohin si armik dhe jo si konkurent doduhej të mospërfillen nga masa, nga populli!

Nuk mundë t’i thuash vetes, që je denjësishtë në udhë të mbarë dhe të thirresh në drejtues tė një organizimi publik, shoqate atdhetare, Lobi shqiptarësh, Krahët e shqipes, subjekti etj … dhe njokohësishtë të rrijshë indiferent, në flladin e heshtjes idiote sikur gjithqka është mbarê e mirë, në kohën kur nga gjykata e pashembulltë raciste dhe denigruese, provojnë të thurin rrjeta të rreme gjahu për ish ushtarët dhe drejtuesit e luftës sonë çlirimtare!

Të qëndrosh indiferent sikur nuk po ngjanë asgjë, në kohën kur ngriten akuza e aktakuza kundër drejtuesve ushtarak e politik të UÇK-së, është paaftësi ose marrëzi e papërgjegjëshme!

Në kohën kur gjykata e Hagës thirret të merret në pyetje për luftën çlirimtare dje, Presidenti i gjysmës së kombit shqiptarë sot!

Çfar dmth. kjo heshtje! Papërgjëgjësi, paaftësi e të menduarit kombtarishtë apo mëshifet diçka shumë më e madhe, më e keqe, më e tmerrshme në shpirtin dhe kokat e juaja!

Pse nuk merni mësim nga popujt tjerë që nga hiçgjë, erdhën dhe në mes, mu në zemër të Ilirisë ngritën çadrat, dhe mbi gjithë inatet tona për njêri tjetrin, smirën, zilin dhe urrejtjen deri në vdekje, ata ngriten kalatë e tyre, mbi themelet e faltoreve tona të plassritura nga pêrqarja idiote fetare dhe helmi i besimit në hiçgjë, ata ngritën shtete, mbretëri për tu bërë dje e sot zot në tokën tonë Arbërore!

Rrijmë dhe bëjmë sehir‘, fërkojmë duart dhe barkun, se po dëmtohet vëllau, se po na thyhen krihët, se po pakësohemi ….

Kush nuk mëson nga historia, është i dënuar t‘i përsëritet!

A nuk jemi tani në tehun e të keqes, që me fajin tonë po e shtyjmë vëllau-vëllanë drejt humnerave të pariparueshme!

Ku është faji që edhe mërgata e jonë është e shkapërderdhur nëpër parti e grupime ndarëse!

Kujt i bënë mirë kjo ndarje?

A i kemi bërë pyetje mërgatës sonë, si dhe sa dëshiron ta ndihmoj, mbeshtes dhe nderoj Atdheun tonë Shqipërinë, Kosovën, Iliridën, Malin e zi, Luginën, Çamërinë!

Kështu sa dhe si jemi të ndarë poaq edhe mundë ta ndihmojmë MËMËDHEUN!

Pse nuk funksionon si do duhej të funksiononte LOBI SHQIPTARË në Evropë! E dini përse? Mundë të ju duket ndoshta edhe e pabesueshme kjo! Por armiku ynë shumëshekullor nuk flenë kurrë! Lobi nuk u funksionalizua, sepse kështu duan shërbimet sekrete të armiqve tanë! Ata i gjejnë kanalet deri tek veshët e një mendjelehti, që ti thonë: „kush dhe çfar është ai më i mirë se ti, pse nuk je ti ai që do thirresh i pari i Lobit“!

A nuk është fajësi e pafalëshme, që një nisme me synim dhe qëllim tepër hyjnor ti prehet udha përmidis, ti bëhen pengesa nga njerëz të paaftë, të paditur dhe shpirtzinjë, nga egoja e bajraktarizmës!

Ti ndalet hovi një qëllimi të bekuar, me të vetmën mėndje, për ti dalë në ndihmë Shqiptarit dhe Shqiptarisë kudo ku ai jeton dhe bënë luftë për të egzistuar, për të arritur të fitoj të drejtën të flas shqip, të mësoj dhe përparoj krahê me popujt tjerë të kulturuar dhe civilizimit Europërëndimor!

Në vend se të mblidhemi bashk që të jemi të gatshëm që kur të tjerët që nuk na duan, parreshtur dhe me agresivitet punojnë, për t’na dëmtuar shtetet tona në arenat ndêrkombëtare, me propaganda dhe fabrikime të rreme!

Në vend se të mos lëmë derë pa trokitur e gurë pa lëvizur, që kudo në shtetet ku jetojmë dhe veprojmë, të gjejmë miq afaristë, biznese e kompani nga radhët tona e të huaja, për ti bindur të investojnë në vendin tonë kudo, në ngritjen e objekteve prodhuese të vogla, të mesme e të mëdha. Një ndihmesë e madhe do i bëhej popullit duke hapur vende të shumta pune si dhe duke e zhvilluar ekonomitë tona. Do gjallëronte industria jonë në prodhime dhe përpunime tona vendore, për të mos u varur nga produktet më elementare të importuara nga ata që dje na vranë e dogjën, sot nuk ndjejnë as keqardhje, ndersa mallin dhe prodhimet e tyre ia ofrojnë tregut tonë!

Në vend se të jemi bashk që me fakte, argumente, dëshmi të atyre lumenjëve të gjakut dhe plagëve akoma të njoma, varreve bosh, dhe njerëzve tanë të kindnapuar nga makineria ushtarake gjenocidiale serbe, të vrarë e të hedhur në varre masive, që presin për t‘iu këthyer tokës mëmë, nënave e motrave tona, me zemra te vrara e me lot në sy për më të dashunit e tyre, për bijat tona të dhunuara, për mosdenimin e krimit dhe të kriminelëve monstruoz të atij shteti fashist!

Ne jua kemi borxh viktimave, që t‘ia tregojmë botës kudo të vërtetën tonë dhe fytyrën e vërtetë të atyre që na shkaktuan aq shumë mizori!

Ku është zëri ynë për tokat tona në serbi, për Nishin, Toplicen, leskocin, Vrajën …. afro 900 lokalitete!

Ku eshte zëri ynë për Çamërinë, për Janinën, Filatin, Gumenicën, Sulin, Prevezën … i gjithë shteti Helen themelet i ka mbi gjakun e shqiptarëve!

Atje i kemi gjithandej shqiptarët e asimiluar, i kemi gurëvarret e mbuluara me barishtat e thara të kohësisë së harresës sonë!

Ku është zëri ynë për shqiptarët e tretur e shkrirë dita-ditës në Turqi! Sa gjithë popullsia e jona këndej bosforit, janë shqiptarë matanë!

Çfar kemi bërë që t‘ju dërgojmë Abetare atyre fëmijëve që pafajësishtë do asimilohen dhe harrohen në tokën e sulltanit atje!

Ne heshtim për gjenocidet e kryera ndër shekuj!

E armiku rritet, fryhet e zgjerohet! Ne heshtim për 1878, 1912, 1945, 1968, 1981, 1998 …. heshtja jonë është vrastare për së dyti, treti, katërti … për nënat e etërit tanë, për fëmijtë, motrat e vëllezërit tanë … dje e sot!

Heshtim për dhjerta e mijëra të vrarë në luftën e fundit, për mijëra të zhdukur, për mijëra gra të dhunuara!

Ne heshtim edhe për zhdukjen pa gjurmë, të intelektualit dhe tribunit e viganit Ukshin Hoti!

Ne heshtim edhe për djemtë më të mirë e të zgjedhur, trimat e UÇK~së që kishin luftuar në tri luftat e fundit, të futur në kurthë, në lagjen e trimave në Kumanovë, që u prenë n’besë e u tradhëtuan. I vranë, i burgosën, i dhunuan e i dënuan me 746 vite burg!

Na i dënuan si terroristë! Pa e sulmuar asnje civil, pa e vrarë askendë. I futen në rrethim njē armatë e tërë e polici, gjersa ishin në punën e tyre, të ftuar nga atdhetarë të Iliridēs në shtëpitë e tyre!

Në vend se t’ju shkruajmë të gjitha diplomacive botërore, organizatës së të drejtave të njeriut, që t’i bëhet trysni serbisė, që t’mos rrestim së vepruari kudo shteteve ku jetojme dhe qeverive të tyre shteterore! Të kërkohet me ngulm një hetim i ndodhisë Kumanova nga jasht për zbardhjen e kësaj storje të montuar nga shërbimi sekret i Maqedonëve!

Duhet të i thuhet të paditurit, nuk je në udhë të mbarë sejcilit nga ne, pa droje e pa e kursyer! Ti po bëhesh një pengesë që po i bënë dëme nismës sonë, po e dëmton kursin kombëtar, po hap shtigje që shpien në udhë të gabuara, me apo pavetëdije, po ja bënë argatin armikut!

Duhet të mos shikohemi nga gryka e fytit të ujkut, por ta ftojmë për kafe njëri tjetrin, t‘ja themi idenë, projektin, kursin, hallet dhe ti kërkojmë të na bëhet krah e vëlla bashk me ne! Duhet t’ia shtrijmë dorën e të përqafohemi, duhet ta falim atë që gabon! Sepse vetëm at‘herë do jemi të fortë!

Koka e mençur Mit‘hat Frashëri thoshte: „Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë“!

Pra, „Nuk bashkohen tokat, pa i bashkuar kokat“!

Përpara se të bëjmë thirrje për bashkim, duhet të marim mësim nga;

HISTORIA E URTË E UÇK-së, e SHKRUAR THERORISHT!

Heroizmat që bëhen para apo pas kohës së duhur, janë vetëm prova guximi, por ato nuk e bëjnë historinë!

Heroizmës i duhët edhe urtia!

Sepse vetëm at‘herë gjërat e duhura bëhen në kohë të duhur dhe me koka të duhura.

LAVDI URTISË DHE GUXIMIT HEROIK TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS QË E SHKROI ME GJAK HISTORINË!

Vetëm të bashkuar t‘pamundurën mundemi ta bëjmë të mundur.

LAVDI të gjithë rënëve për Liri!

Dan Kosumi

18 korrik 2020, Bernë – Zvicër

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …