Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar është takuar me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në Uashington. Ai ka shtuar më tutje se gjatë bisedave të zhvilluara ka arritur të sigurojë harmonizim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hapat e mëtejmë në dialogun Kosovë – Serbi. “Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe harmonizuam qëndrimet mbi hapat e ardhshëm” ka shkruar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
