Peter Sorensen kërkon mbështetje për dialogun: Takon ministrat e Jashtëm të Spanjës dhe Finlandës

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, ku temë kryesore ka qenë procesi i dialogut. Sorensen e ka cilësuar diskutimin si të dobishëm, duke vlerësuar rolin dhe interesimin e Spanjës për avancimin e procesit. Mirënjohës për interesimin e qëndrueshëm të Spanjës dhe mbështetjen e fortë për avancimin e procesit të normalizimit”, ka shkruar Sorensen në platformën X. Pak javë më parë, ai kishte takuar edhe ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, me të cilën diskutoi në detaje për zhvillimet në dialog. Edhe pas atij takimi, Sorensen vlerësoi mbështetjen që Finlanda po i ofron procesit. “Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: “Osmani, Gërvalla dhe Kurti e kanë shkatërruar diplomacinë – pas 28 dhjetorit Kosovën do ta udhëheqë Bedri Hamza”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka lëshuar akuza të rënda ndaj krerëve aktualë të shtetit, …