Peticion: Njohja e Kosovës si Shtet në Google

Peticion: Njohja e Kosovës si Shtet në Google

Meqë mungesa e prezencës online së Kosovës si shtet në platforma botërore është një pengesë në zhvillimin teknologjik, dua.com ka krijuar një peticion për njohjen e Kosovës si shtet nga kompania Google në produktet e saja si Play Store, Youtube, Google Analytics, etj.

Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk ka qasje të plotë në platforma globale.

Peticioni që kërkon të vendosë Kosovën në produktet e kompanisë Google ka arritur mijëra nënshkrime deri tani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Kosovës prej vitit 2008, por jo dhe korporatat e mëdha të këtij shteti.

Nismëtari i këtij peticioni, Eduard Luta nga dua.com, ka thënë se:

“Zhvillimi i një biznesi në Kosovë vjen me sfida unike. Përvoja ime në zhvillimin e bizneseve edhe në Zvicër, e ka vënë në pah se me sa probleme bazike ballafaqohen kompanitë ne Kosovë.”

Për më shumë info shikoni linqet në vijim:

Artikulli

Infografika

Website

Meqë kjo gjë na prek të gjithëve në forma të ndryshme, le të bashkojmë fuqitë tona për të arritur këtë qëllim për Kosovën.

Hana Ramadani

 

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …