Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA ekspozon krizën e politikave të Presidencës dhe Qeverisë

Pas veprimeve të konsideruara të çoroditura nga qeveria jolegjitime e Albin Kurtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën hapin e pazakontë të pezullimit të Dialogut Strategjik me Kosovën. Ky vendim erdhi kryesisht si reagim ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj Gjykatës Kushtetuese, sulme që nisën nga vetë presidentja Vjosa Osmani dhe u intensifikuan nga strukturat e pushtetit aktual. Pavarësisht mungesës së reflektimit dhe pa ndonjë përmirësim të dukshëm në qasjen institucionale, Presidenca po kërkon tashmë rikthimin e dia ogut me Washingtonin. Gjatë takimit me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Lyn Debevoise, këshilltarët e Presidentes theksuan nevojën për rivendosjen e Dialogut Strategjik. “Delegacioni i Presidentes nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke theksuar se rikthimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA mbetet prioritet i rëndësishëm në avancimin e interesave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Ky qëndrim aktual bie në kontrast të plotë me deklaratat e Osmanit vitin e kaluar në Kuvend, kur ajo akuzonte se po luhej bixhoz me aleancat strategjike të vendit. Sot, megjithatë, presidentja duket se ka ndryshuar diskursin e saj, duke u përshtatur me narrativën e Vetëvendosjes dhe të kryeministrit Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK i përgjigjet Mickoskit: Protesta e 13 dhjetorit është paqësore, dramatizimi politik i panevojshëm

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë …