Phillips: Ndarja etno-territoriale e Kosovës, projekt i Millosheviqit

David Phillips, ish-këshilltar i OKB-së dhe i
Departamentit Amerikan të Shtetit, ka vlerësuar se ndarja etno-territoriale e
Kosovës është projekt i Millosheviqit. Në një intervistë për gazetën ditore ‘Zëri’,
ai ka thënë se Kosova nuk guxon të bjerë para këtij procesi. Sipas tij, e
vetmja përfituese e bisedimeve në Bruksel, është Serbia. Philips ka thënë se
Kosova jo vetëm që është vonuar në ndërtimin e një shteti të prospoeruar, por
edhe është kthyer prapa. Ai është shprehur se angazhimi i udhëheqësve të Kosovës,
është i ndikuar nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …