Piotr Wawrzyk: PE-ja mori një qëndrim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese polake, duke tejkaluar kompetencat e veta

Piotr Wawrzyk: PE-ja mori një qëndrim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese polake, duke tejkaluar kompetencat e veta

Parlamenti Evropian ka marrë një qëndrim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese polake, duke tejkaluar kompetencat e veta, tha sot zëvendës-ministri i Jashtëm polak,  Pioter Vavrzik, një ditë para seancës plenare të Parlamentit Evropian që do të mbahet  në Strasburg. Diplomati  polak tha për mediet se kjo është një  rezolutë jodetyruese. Parlamenti e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese polake në fillim të tetorit,  si një sulm ndaj vlerave dhe legjislacionit evropian, pasi e e konsideron Gjykatën Kushtetuese të Polonisë si të paligjshme Në këtë, organi i më i lartë i  Varshavës ripohoi përparësinë e kushtetutës kombëtare mbi ligjin e BE-së dhe faktin se kompetencat e deleguara në Bashkimin Evropian zbatohen vetëm për legjislacionin më të ulët sesa ligji bazë. Parlamenti Evropian  deklaroi në rezolutën e  tij  se Gjykata Kushtetuese polake është e paligjshme, jo e pavarur dhe e paaftë për të interpretuar kushtetutën polake.   ( Magyar Nemzet)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …