OAK: “RroniFer” SH.P.K. inauguron fabrikën e re

OAK: “RroniFer” SH.P.K. inauguron fabrikën e re

Biznesi anëtar në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK), “RroniFer” SH.P.K., me pronar Labinot dhe Besfort Kameri, inauguroi fabrikën e re në Gjakovë.

Në fjalimin e tij të hapjes, Labinot Kameri, falënderoi bashkëpunëtorët për besimin e treguar ndër vite, e gjithashtu falënderoi edhe punonjësit për angazhimin e vazhdueshëm, pasi që përfshirja e tyre në punë ka ndikuar që “RroniFer” SH.P.K. të arrij suksesin që sot ka.

Ndërsa, në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi theksoi që është kënaqësi të shohësh bizneset duke u rritur, sidomos tani që jemi në kohë pandemie. Ai tutje shtoi që të bësh një investim të një niveli të tillë, i cili do të ndikoj në rritje të kapacitetit prodhues të kompanisë e gjithashtu edhe në rritje të eksportit të produkteve vendore, e madje të punësosh më shumë se 50 punonjës të ri në periudhë pandemie, duke arritur kështu në një total prej rreth 120 punonjës, tregon më së miri për eksperiencën tuaj, seriozitetin që “RroniFer” ka në punë, dhe operimin me sukses gjatë gjithë këtyre viteve e që po vazhdon deri në arritjen e pikësynimeve tuaja.

Për fund, Oda e Afarizmit të Kosovës ndau një mirënjohje “RroniFer” SH.P.K., për bashkëpunimin e deritanishëm.

Investimi i fundit i bërë nga “RroniFer” SH.P.K., i ka mundësuar asaj që të ketë një hapësirë punuese prej 15000m², të punësoj më shumë se 50 punonjës të ri, rritje prej më shumë se 30% të kapacitetit prodhues, e cila ndikon direkt në rritjen e prezencës në tregun vendor por edhe atë ndërkombëtarë.

Për më shumë, “RroniFer” SH.P.K. merret me përpunimin e çelikut, lakimin dhe këputjen për projektet në sektorin e ndërtimtarisë së ulët dhe të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …