Piraj: Paga minimale në “Meka Halal Food” do të jetë 350 euro neto

Kompania vendore, “Meka Halal Food” ka njoftuar se paga minimale në këtë kompani do të jetë 350 euro.

“Unë kam vendos që t’i përgjigjem thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 €, neto në kompaninë time, pra sigurimi shëndetësor, sigurimi i pensioneve dhe dreka e punëtorëve do të mbulohet nga kompania jonë, duke respektuar orarin e punës 8 orë në ditë 40 orë në javë dhe 18 ditë pushim vjetor! Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!”, thuhet në njoftimin e pronarit të kompanisë Meka Halal Food, Burim Piraj nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Pirajt:

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mirëbërësit!
Unë si individ dhe si punëdhënës tërë jetën time kam qenë i përkushtuar që të bëjë sa më shumë gjëra të mira për atë se Allahu na obligon një gjë të tillë!
Unë nuk jam i pa gabueshëm dhe se vetëm Allahu është i përkryer, prandaj i kërkoj mëshirë dhe falje të Madhit Allah për të gjitha gabimet që i kam bërë me qëllim dhe pa qëllim!
Duke e mbajtur këtë drejtim unë kam vendos që t’i përgjigjem thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 EURO neto në kompaninë time, pra sigurimi shëndetësor , sigurimi i pensioneve dhe dreka e punëtorëve do të mbulohet nga kompania jonë, duke respektuar orarin e punës 8 orë në ditë 40 orë në javë dhe 18 ditë pushim vjetor!
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!
Allahu qoftë udhëzues dhe mbështetës i imi, firmës sime dhe mbarë kombit tim!
Për hajr kryeministër kjo nismë!
Ky vendim i kompanisë vjen një ditë pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, se paga minimale në Kosovë për sektorin privat të mos jetë më e vogël se 350 euro.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë punëtorisë së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, tha se qeveria e tij do të punojë në rritjen e pagës minimale në sektorin privat.“Është absurde që paga minimale në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ku në pesë vitet e fundit ajo është rritur për 100 euro. Kjo rritje nuk ka ndodhur as për 15 euro në sektorin privat. Shteti duhet të ndihmojë këtu sepse kjo nuk mund të jetë në rregull dhe nuk mund të ketë pagë nën 350 euro”, tha kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …