Piromanët e opozitës godasin policët, kryeministrinë, Kuvendin dhe djegin makina

Piromanët e opozitës godasin policët, kryeministrinë, Kuvendin dhe djegin makina

Në protestën e dhunshme të opozitës, në Tiranë, e cila ka filluar në orën 18.00 dhe ka vazhduar deri në orët e vona të natës, protestuesit e dhunshëm  kanë dëmtuar edhe biznese rreth parlamentit, e po ashtu një makine i është vënë flaka. Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej, por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues. Gjatë tensioneve mes protestuesve të cilët kanë hedhur kapsolla dhe sende të forta në drejtim të policisë, këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Protestuesit në tentativë për tu larguar kanë shkaktuar rrëmujë ku kanë thyer edhe një xham të një biznesi afër Kuvendit. Pas këtij incidenti kanë reaguar pronarët e biznesit të dëmtuar ku ka patur edhe një konfrontim fizik mes tyre dhe protestuesve.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …