leoni

Jusuf Zenunaj: Lirinë e shihte në Abetare

Jusuf Zenunaj: Lirinë e shihte në Abetare

( Këngë Mulla Zekë Bërdynajt)

 

Afër gurrëbardhës

të Drinit të Bardhë,

në vitin tetëmbëdhjetë-

të shekullit njëzet,

familjes së Ibër Dynës

një djalë i erdhi n’jetë,

plaku i shtëpisë

ia dha emrin Zekë.

Në kullat e Bërdynajve

ai mësoi historinë

edhe të Gjytetit te Shpella

të rrahur nëpër shekuj

nga breshëri e era

e më së shumti nga stuhia

pesë shekuj prej turku

pushtuar Dardania,

pastaj nga Serbia

udhëhequr prej mbreti,

nënshtrimin e përbuzjen

në çdo hap e gjeti.

Sikur ku del Drini,

ashtu edhe në rrugë

veshin ia vranin fjalët:

“n’kofsha turk” !

Të paditurëve u mësonte

se këtë betim në derë ua la Turqia,

atdhe i shqiptarëve

si gjithmonë është Shqipëria.

Pêr bijat e bijtë e vendit

nuk kishte ditë të bardha,

Zekë Bërdynajn s’ p’ngoi çallma

në oda, në mejtepe, as në kufi

në lufta të përballej me çetnikët e zi,

si në Rozhajë edhe në Pazar të Ri.

Bashkë me shokët e pushkës

n’ Çakorr e në skaj t’Bihorit,

në këtë fundit plagë tê mëdha mori.

Përpjekjet për liri nuk i ndali dot

mbas burgut në Nish e n’Goli Otok

Në abetaren shqipe e shihte lirinë,

vashat Bërdynaj n’shkollë kudo prinë ..

 

Dilbeek , më 7 prill 2019

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …