leoni

Pirro Prifti: Arbëria dhe Shqipëria, përse ndodhi ndryshimi? IV

Sigurisht dy pikat kryesore për këto leshimë kësaj popullate malësore rebele ishin:

Dergimi i ushtarëve në rast nevoje të Sulltanit

Konvertimi në fe me lehtësirat përkatëse.

Sipas studiuesve popullata turke ishte vetëm 2% në tokat arbërore dhe kryesisht në Shkup, Prizren, Shkodër, Dibëres (kryesisht në fshatin Koxhaxhiq), Janinë, e më pak në Tiranë e Durrës, të dy këta qytetet  e fundit ishin katandisur në qyteza të vogla pa prosperitet .

Sidoqoftë popullata jo-turke,  e ardhur me urdhër nga Stambolli për të zbatuar strategjinë e nënështrimit të plotë dhe të ndryshimit demografik të popullatës arbër-epirotë në trevat e tyre, pra kolonnët e kryesisht cerkezët (sepse turqit nuk ishin kolonë por kishin ardhur ose si komandantë dhe drejtues Timaresh ose si pronarë të rinj tokash), ishte më e madhe në numur dhe shtrihej në të gjitha zonat fushore dhe mund të kapte një shifer sidomos në fushë Kosovë deri në 50% në fund shekullin e XVII, për të cilët flasin.

Dihet që Shkodra u pushtua nga osmanët në vitin 1479 dhe Marin Barleti sqaron se u bë një mrëveshje për dorëzimin e Kështjellës së Shkodrës , një nga pikat e marëveshjes ishte që banorët të largoheshin me gjithë pasuritë e tyre nga qyteti pa u mbajtur rob nga pushtuesit. Për pasojë nuk pati më shkodranë autoktonë në Shkodër. Kështjella u rrënua dhe qyteti u ribë  rrëzë kodrës ku qëdronte kështjella e Rozafës, pa mbrojtje dhe e populluar me të ardhur kolonë. Vonë, pas shek XVIII zbritën malësorët katolikë dhe u bënë qytetarë të qytetit pas marëveshjeve me drejtuesit e pashallëkut të Shkodrës.

Kjo dokumentohet edhe nga mësuesi i popullit Mesuesi i Popullit Hamdi Bushati. ne volumin e dyte te librit “Shkodra dhe motet” ku ne kapitullin e Vl te titulluar “Familjet shkodrane me prejardhje te huej” faqet 283-312, Hamdi Bushati spjegon dhe rradhite shume familje, tashme shkodrane, te ardhurish gjate okupacionit turk dhe per shkak te okupacionit turk, nga Anadolli, nga Maroku, nga Egjipti, nga Siria, nga Tunizia, nga Algjeria, nga Sudani, nga Dagistani, nga Tagjikistani, nga iraku, nga Arabia Saudite, nga Jemeni etj.

Prandaj per analogji edhe keto te ardhurit e siperpermendur ne Shqiperi apo Kosove per shkak te okupacionit turk, me gjithe perzerjen me popullsine vendase shqiptare, edhe keto logjikisht ruajne boten e tyre shpirterore te trasheguar nga vendet e prejardhjes se tyre si dhe lidhjet me vendet e origjines se tyre. Keto dhe vetem keto pasardhes te te ardhurve ne kohen e okupacionit turk kane te drejte legjitime te pohojne se nuk kane qene kurr kristjan  (http://ëëë.shkoder.net/fjala/2007/tedeschini2.htm).

Gjatë shekujv XV-XVII, filloi ndryshimi rrënjësor i përbërjes së popullatave arbërore katolike dhe epirote apo ilirike orthodokse. Këtu ndikuan faktorët që përmëndëm më sipër e kryesisht:

Pakësimi i popullatës arbërore dhe epirot-ilire nga luftrat e vazhduara. Mendohet se vetëm gjatë 25 viteve luftë heroike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe deri në pushtimin e plotë të trojeve arbëore-ilire-epirote më 1479 pas rërnies së Shkodrës, mund të kenë humbur jetën rreth 100.000 njerëz dhe janë shkatërruar  plotësisht të gjitha qytetet e principatës së Kastriotëve,  si dhe Shkodra e Durrësi, kurse Janina, Prizreni dhe Shkupi jo plotësisht.

U largua nga trojet rreth 250.000 arbër-iliro-epirotë për në itali (Kalabri, Napoli, Sicli, Venedik, Raguza), More, Rumani, Ukrainë,

U muarën nga osmanët me mijra pengje meshkuj e femra. Meshkuj u futën në ushtri, femrat në harem. Një pjesë e femrave bënë vetvrasje kolektive si në Krujë, Gjirokastër, de në kala të tjera.

U vranë të gjithë drejtuesit e krishterë të principatave ose u kapën rob; bijtë e tyre ose u vranë ose u konvertuan në myslimanë dhe u futën në ushtri. Njihen si të tillë një nga djemtë e Dukangjinit që u bë Pasha, dhe njëri nga tre djemtë e Topiave që u bë Toptan  dhe me  gradë të madhe ushtarake.

U larguan apo u vranë priftërinj katolikë dhe orthodoksë të cilëtuk patën marëveshje apo nuk u pranuan si të tillë nga Fermani i Sulltanit Sulejmanit, dhe i Fermani i Sulltan Mehmetit iII më 1602 që lejonte kishat byzantine dhe sllave së bashku me ato katolike të punonin nën hijen e Perandorisë osmane  duke përdorur osmanishten, bizantinishten, dhe sllavishten.

Popullimin e trojeve arbërore-epirote-ilire me kolonë të ardhur nga anadolli (por pak turq e mëshume skllevër nga zonat e pushtuara),

Ndarja e trojeve arbërore-epirote në zona ku popullata të ishte jo homogjene, kryesisht myslimane, dhe ku meshkujt të mirreshin ushtare, të paguheshin tribute nga familjet, njerëzit, kishat, pronat; kjo nëpërmjet krijimit të pashallëqeve, vilajeteve dhe sanxhaqeve,

Ndërtimi i xhamive aty ku kishin qënë më përpara kisha, dhe rrenimi i kishave aty ku nuk kishte më banorë të krishterë.

Këto ndryshime sasiore sollën pas dy tre shekujsh ndryshime cilësore në përbërjen e popullatës, në religjozitetin e popullatës, dhe nënështrimin e popullatës ndaj autoriteve, por duke ruajtur në përgjithësi gjuhën e folur arbërishto-epirote, e duke mos lejuar gjuhën e shkruar  në komunikimet zyrtare përveç gjuhëve fetare:  osmanishtes, bizantinishtes dhe sllavishtes.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fillojmë të rregullojmë bunkerin afër tendës (E martë 4 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fillojmë të rregullojmë bunkerin afër tendës (E martë 4 maj, 1999)

Këtu në tendë shkruaj, me shpresë se të paktën këto shkrime, (kjo kronikë) do të …