Pirro Prifti: Arbëria dhe Shqipëria, përse ndodhi ndryshimi? III

Sipas regjistrit të vitit 835 h(1431) pra që para pushtimit të plotë të tokave Arbëro-Epirote, në Sanxhakun Shqiptar ishin rreth 475 timare, duke përfshirë edhe shtesat e bëra gjatë viteve të mëvonshme. Shumica e timareve, afro 80% e tyre, u ishte dhënë spahinjve myslimanë të huaj, midis të cilëve kishte edhe osmanë. Pjesa tjetër ishin spahinj shqiptarë myslimanë apo të krishterë. Këta, veçanërisht spahinjtë e krishterë, ishin caktuar në rajone të thella, ku administrata osmane e kishte vështirë të vepronte (Keto i konfirmon edhe Historia e Shqipërisë vol II). (http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Regjimi_feudal_ushtarak_osman_në_Shqipëri)..

Pra kuptohet se që në shekullin e XV –XVI,  80% e timareve drejtoheshinj nga spahij të ardhur nga anadolli të cilët nuk ishin vëndës por u detyruan të flasin gjuhë arbërisht-shqip sepse popullata e mbetur jo vetëm ishte e pakët sidomos në zonat fushore por edhe se në zonat malore ku kishin mbetur arbër dhe epirotë dhe me fe kristiane filluan të zbrisnin në zonat fushore dhe qytete për qëllime tregëtie apo për të gjetur punë.

Politikat e islamizimit me dhunë, dhe sjelljen e kolonëve nga Anadolli konfirmon edhe Prof. Petrika Thëngjilli , “ Një faktor i parë politik, që ndikoi në përhapjen e fesë islame ishte kolonizimi,duke vendosur familje të tëra në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Në mjaft kështjellatë qyteteve kryesore të Shqipërisë, si në: Shkodër, Elbasan, Berat, Vlorë, Durrës,Gjirokastër, Prizren, Shkup, Ohër etj., u vendosën garnizone jeniçerësh. Numri i jeniçerëve nuk duhet të ketë qenë i madh.Në  trevën e Kosovës u sollën kolonë turq. Në regjistrat e kësaj zoneelementi turk dallohet, si p.sh turk Bali, turk Ahmeti etj.  Më rastin e ndërtimit të qytetittë Elbasanit u vendosën aty edhe shumë gazinj, që luftonin për fenë islame. Në Dibër kolonistët ishin funksionarët e garnizoneve të kështjellave.

Kolonizimi preku më tepër qytetet shqiptare të Maqedonisë Perëndimore, si në Shkup, Kërçovë, Sfetigrad, Ohër e Manastir[7]. Në krahinën e Delvinës u vendosën jyrykë për ndërtimin e anijeve dhe ngarkimin e mallrave, kurse më 1574-ën, jyrykët Ovçe Poljes punonin minierat e Dukagjinit, të Kamenovës etj.[8]

Në kuadrin e kolonizimit në Shqipëri u sollën spahinj të huaj[10]. Ashtu si në vendet e tjera, kolonizimi në Shqipëri mbaroi në fund të shek.XVI, prandaj edhe rolin e tij do ta pranojmë deri në këtë periudhë, si një faktor i jashtëm, që ndikoi pak në islamizimin e shqiptarëve“ (https://ëëë.scribd.com/doc/84914776/005-faktoret-Per-Perhapjen-e-Fese-Islame-Ne-Shqiperi-petrika-Thengjilli). Petrika Thëngjilli, Perla – Revistë shkencore – Kulturore tremujoreViti X 2005 Nr. 2 (37) fq. 54-72Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë (http://oshtima.org/postimi/37).

Megjithse ky autor thotë se nuk ka patur ndonjë politikë kolonizuese, masat e ashpra të marra nga perandoria osmane  konfirmojnë të kundërtën.

Prof. Petrika Thëngjilli pohon dhe konfirmon edhe disa veçori në trevat dhe në popullatën e mbetur arbër-ilire se: “ Nëpërmjet sistemit të dhjetës së gjakut( devshirme) merreshin me mijra fëmijë të krishterë në çdo 4-5 vjet dhe çoheshin në pallatin e sulltanit për të mbushur radhët ushtarake, që nga pallati sulltanor deri në repartet e jeniçerëve dhe të reparteve kalorsiake të pushtetit qëndror. Përfshirja dhe asimilimi i tyre ishin faktorë të sigurtë për përhapjen e fesë islame[11].

Kjo politikë u ndoq deri në shek.XVII. Në vitin 1638 të dërguarit e sulltanit do të vinin sipas zakonit për të marrë 10 000-12 –000 çuna për t’i bërë turq dhe jeniçerë[12]. Në literaturën historike është shprehur mendimi se në Shqipëri sistemi i devshirmesë është zbatuar deri në vitet ’40 të shek.XVII, sepse deri atëherë ishte i dokumentuar. E.Çelebiu, ndonëse nuk e përmend këtë sistem, jep një të dhënë interesante, që e zgjat edhe disa dhjetëvjeçarë jetën e këtij sistemi. Duke folur për Starovën, me 17 fshatra, pohon se këtu vjen një nga jeniçerët e caktuar nga sulltani për të mbledhur qindra djem nga raja të krishterë dhe i çon në Stamboll[13].

Në shek.XVI vazhdoi thyerja e mëtejshme e klasës feudale shqiptare nëpërmjet sistemit të içogllanëve dhe të gulamëve[14]. Gjatë kësaj periudhe të gjithë spahinjtë e krishterë përqafuan fenë islame. Në fund të shek. XVI timaret zotëroheshin nga klasa ushtarake, kryesisht vendase e islamizuar. “

Popullatë turke të konfirmuar kishte vetëm në fshatin Koxhaxhiq sipas Halil inalçik dekani global i osmanistikës cituar nga Aleksandre Popoviç (një islamolog i dëgjuar) “.. se i vetmi ngulim kolonesh turq ne hapesiren shqiptare (nese mund te quhet keshtu) eshte ai i Kocacik-ut (Koxhaxhik). Mesa me kujtohet, vendi ndodhet ne afersite e Sfetigradit te hershem, ne nje arterie te rendesishme komunikimi, sot ne territorin maqedon. gjithsesi, rrokadat e popullatave, politike nominale e perandorive, jane perdorur edhe nga osmanet per te ndeshkuar, shperblyer grupe, apo per te krijuar barriera a tampone neper zona kompakte problematike…“(http://peizazhe.com/antropologji/kolone-turq-ne-shqiperi: /).

Sidoqoftë ky informacion nuk tregon plotësisht të vërtetën për zona të tjera në trevat Arbërore-Epirote sepse  në Shkup, Prizren, Janinë, Gjirokastër, Shkodër, Dibër, Tiranë, më pak në Durrës, dhe në të gjitha zonat fushore dhe qytetet (kasabatë) dhe qytezat, numri i kolonëve ka qënë i madh por nuk kanë qënë turq. Më tepër Spahinjtë kanë sjellë në vënd të të rinjve që dërgonin në luftë, edhe popullatë egjiptianë, magjypë,dhe njerëz t ë tjerë si skllevër për punë dhe ahengje, të ardhur nga zonat e sipër përmëndura të perandorisë osmane.

Edhe në shkrime të tjera përmënden kolonizmigradual brënda tre shekujve XVI-XVIII me kolonë nga lindja e perandorisë osmane dhe ndarja e trojeve arbëro-epirotë në disa vilajete e anxhaqe me qëllim mbajtjen nën zap të popullsisë dhe islamizimin e vazhdueshëm të tyre, pra ndoqën politikën e lashtë të Perandorisë romake: dividere et impera:

“Kishte mbetur ndonjë sasi e vogël spahinjsh turq, të cilët më vonë u larguan ose u asimiluan, sikurse ndodhi me kolonët turq të sjellë në Koxhaxhik, Elbasan, Krujë etj“

(http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Territoret_e_Shqipërisë_gjatë_periudhës_osmane) .

Mendohet se gjatë shek XVI-XVIII u vendosën shumë kolonë sidomos në zonat fushore dhe në qytetet e mbetura apo të krijuara rishtazi nga Perandoria Otomane (osmane) si: fushë Kosovë, Fushë Korcë, Fushë Shkodër, Shqipëria e mesme, Elbasan, Tiranë, (Durrës), Dibër, Shkup, Janinë, zona bregdetare e shqipërisë pranë detit Adriatik.

Sipas George Castellan, ai e kundërshton kolonizimin si praktikë osmane dhe thotë:  nje regjistrim austriak tek Muller ne vepren “Albanien” fq.17: ”Ne pashalleqet e Kosoves perendimore ne vitet 1839-1840: 114.000 musliman, 81.000 kristian (11.000 katolik), 500 hebrenj, 3.000 vlleh, disa mijera rom orthodoks, 6.000 cerkez, 10.000 rom musliman, 5.000 osmanlli” (http://ëëë.forumishqiptar.com/threads/148306-”Kardashët”-turq-do-të-çelin-së-shpejti-në-Tiranë-një-filial-televizioni-“Tek-Rumeli”/page2).

Pra janë pak turq por dihet që  drejtuesit e Perandorisë osmane përdorën politika të tjera të veçanta duke sjellë jo turq, por popullata të pushtuara nga ata ashtu si u përmëndën më sipër si persianë, abhazë, çerkezë,sirianë, egjytianë, dhe romë,etj. Kjo popullatë ishte relativisht më e madhe se sa popullata vëndase e cila në zonat fushore apo qytete ishte inegzistente, por të folurit në gjuhën e vënasve erdhi qoftë për shkak të popullatës malësore që kishte mbetur e cila zbriste herë pas here,  por që edhe kryetarët e fiseve të tyre merrnin shpërblime dhe grada nga Sulltani me qëllim të zbutjes së kundërshtimit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …