Pirro Prifti: Paloka i PD ose zhurmuesi tinëzar ndaj të Vërtetës

Në mejdanin e politikës shqiptare, Kryetari i grupit Parlamentar të Opozitës shqiptare vazhdon të nxjerrë fishekzjarre për të shpërqëndruar opinionin publik dhe mediat duke bërë show aspak serioz por edhe qesharak, pra jo-vetëm zhgënjim për konfliktualitetin e vazhdueshëm me Maxhorancën.

Këtë konfliktualitet të ashpër, mesa duket e ka të trashëguar por më shumë të mësuar nga e kaluara e diktaturës në të cilën platforma e diktatorit ishte në përgjithësi 180 gradë e kundërt me platformat e kundërshtarëve të tij.

 

Po kështu, z. Paloka duke pasqyruar platformën e partisë së tij që mori vetëm 1/3 e vëndeve në Parlament –pra një humbje historike katastrofë më 23 qershor, kërkon të rimarrë vehten duke sulmuar.

Mirë thonë, sulmi është mbrojtja më e mirë, por në rastin e ngjarjeve të aktuale, PD dhe Kryetari i grupit parlamentar të Opozitës në vënd që të gjejnë pika konstruktive me Maxhorancën, vazhdon djallëzisht (sigurisht në zbatim të -His Master Voice), të minimizojë gafat e rënda të qeverisjes së shkuar, duke kaluar në sulme qesharake dhe zhgënjyese, e duke bërë zhurmuesin e skandalit financiar më të madh të të gjitha kohërave- vjedhjen e Bankës së Shtetit.

Megjithëse ky skandal finaciar qëndron për nga klasifikimi historik i dyti, pas vjedhjes që i bëri Ahmet Zogolli rezervave të arit shqiptar më 1939 kur mori 20 e ca arka me ar (madje i biri i tij e justifikoi vjedhjen e të jatit duke thënë se babai mori rrogën e 13…!?), vjedhja  e  Bankës shqiptare nga vetë nëpunëst e vet, tregon edhe njëherë se ligji, rregulloret, Guvernatori, Këshilli Mbikqyrës, nuk kanë funksionuar -me dashje,  dhe mesa shihet, disa të dhëna tregojnë se vjedhja duhet të ketë qënë më e madhe se sa duket duke patur arasysh disa parametra dhe ngjarje:

 

-ulja e interesave bankare prej tre vjetësh,

 

-vështirsia në marrrjen e kredive,

 

-harxhimet marramëndëse në fushatat zgjedhore parlamentare dhe lokale,

 

-harxhimet marramënëdëse në konstruksionin e Bankës së Shqipërisë e cila ka katër vite e s`po mbaron,

 

-blerjet e cuditëshme të Hotel Dajtit,

 

-Rrogat katastrofisht më të larta në raport me drejtuesit e shtetit,

 

-shpërblime marrramëndëse për Këshillin Mbikqyrës

 

-mungese auditimi të rregullt sic bëhet në çdo institucion shtetëror e publik, e privat,

 

-mungesa e kamerave në cdo vënd të Bankës ku lëvizet e punohet me para dhe mugesa e kasetave të vjetra që kanë rregjistruar në të kaluarën.

 

-luksi i paparë i fëmijëve të Guvernatorit dhe miqve të tij

 

-mungesa e kontrollit të pasurisë së këtij individi, të vartësve të tij, dhe  të Këshillit mbikqyrës.

 

Por të gjitha këto, z. Paloka i shumëzon me zero, por flet kodra pas bregut se..(shikoni se si e devijon me tinzarllëk një deputet që duhet të ishte duke shkulur flokët nga kjo ngjarje) “….vjedhja e bankës nuk është asgjë në krahasim me marëveshjen e qeverisë me CEZ….. , dhe…nuk mbështesim asnjë nismë ligjore të shumicës, ..nuk e di se si ka njerëz që revoltohen për 7 milionë (?!), ndërkohë që me një firmë Edi Rama u vodhi shqiptarëve 3 miliardë dollar me CEZ….“.

Pa çvendos vëmëndjen nga një mega skandal në një problem që e krijoi dhe e la pa përfunduar vetë qeveria e Ed Palokës, problem që edhe ai kërkoi një kompromis ndërkombëtar për ta zgjidhur, të cilën e zgjidhi me sukses Maxhoranca aktuale , dhe këtu nuk bëhet fjalë për 3 miliard dollarë të futura `në xhepin e Edi Ramës` , ashtu si i ka  qefi të mashtrojë z.Edi Paloka, por bëhet fjalë për 3 miliard dollarë të humbur nga CEZ nga keqmanaxhimi, dhe nga mos kontrolli i saj prej qeverisjes së djeshme.

Të hidhemi tek megavjedhja. Përse  z.Paloka Kryetar i grupit Parlamentar të Opozitës mbron dhe anashkalon ngjarjen si të parëndësishme?

 

Përse z.Paloka dhe PD mbrojnë Fullanin ?

 

Përse struktura të ndryshme politike të opozitës mbrojnë Këshillin Mbikqyrës?

 

A nuk ju duket shumë e rëndë ngjarja kur vëren në retrospektivë se që nga viti 1992 e deri më sot, në Bankën Shqiptare dhe në thesarin e Shtetit kanë ndodhur ngarje të çuditëshme  dhe vjedhje, neglizhencë në kontrollin e saj, vendosjen e Guvernatorëve pa integritet?

 

-Të mos harrohet se një guvernator i viteve 1992 është futur në burg,

 

-Një guvernator i viteve 2000-2005 vuri re një vjedhje thesari që mund të ketë ndodhur katër vite më përpara, dhe procesi hetimor ngeli i pa përfunduar,

 

– dhe së fundmi guvernatori Full-Hajni thotë që ka denoncuar një vjedhje në bankë në të cilën paskan marrë pjesë më shumë se 10 vetë, dhe më e bukura është se vjedhësi kryesor është vetë-denoncuar , -pra Full-Hajni nuk e dinte, dhe nuk e zbuloi nëpërmjet kontrolleve dhe Këshillit Mbikqyrës (që për mua është plot me konflikte interesi), por shkaqet që e shtynë Bitrajn të auto-auzohet janë përsëri të paqarta: e breu ndërgjega? E këshilloi dikush? Apo e bëri për të fshehur sasi më të mëdha para të vjedhura, që sipas TV-NEËS24 (A.Hoxha), paratë janë nxjerrë me blind këto 4 vite të Full-Hajnit.

 

Pavarësisht se associimet inteligjente të trurit të njerzve mund të lidhin dhe vrasjen e Santos me këtë vjedhje, apo mos kallximet e deklarimit të pasurive, dhe rrjedhja e valuttës jashtë që pas 23 qershorit e këtej, mega vjedhja e Bankës Shqiptare duhet ta detyronte z. Paloka dhe opozitën që ai përfaqëson- të bashëpunojë me Maxhorancës dhe jo të delirojë e të keq informojë publikun, sepse ky mega skandal ka ndodhur në kohën e qeverisjes së PD.

 

Askush nga PD nuk ka  vënë gishtin mbi gabimet dhe gafat qeverisëse në kohën e viteve 2005-2013, prandaj përpara se të shani, akuzoni, bëni bojkot, nëse jeni njerëz të kulturuar dhe me integritet duhet të vini gishtin  mbi plagën tuaj, plagën që i keni hapur vëndit dhe të reflektoni.

 

Nuk të çon askund roli i tangërlliksit, dhe i hazërxhevapit, sepse populli i kupton se çfarë fshihet nën petkun e karagjozit e të fortit- fshihet nje grup fajtor që nuk ka dhënë llogari akoma.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …