Pjesë nga letra e U. Hotit, drejtuar, Edi Shukriut dhe një segmenti të inteligjencies së Kosovës V

Dekurajim me homo-politicusin

Letra drejtuar çiftit Reinhold( Rajnhold) nuk është e përfunduar, me gjithë përmbajtjen kornizë dhe kuptimin shumë dimensional. Kjo (letër) që të drejtohet ty dhe segmentit të Inteligjencies pas teje është e shkruar në gjuhën shqipe dhe ka për qëllim zgjimin tuaj të tërësishëm. Do të përkthehet, natyrisht, edhe anglisht.

Në letrën tim të fundit, të para më se një viti (24 prill 1992) me një ton pak si të ashpër që tani nuk më pëlqen, sepse nuk pata mundësi t’i qëndroja besnikë ashpërsisë së saj, desha t’i rrotulloja gjërat: t’i veja në vendin e tyre dhe ta mbyllja kaptinën e fundit të raporteve midis nesh në historinë e Republikës. T’u kërcënova se po qe se nuk do të lejoje normalizimin e raporteve me bijën tonë Erletën, do ta përgatisja një seri ligjëratash me titull të përbashkët “Morali dhe Politika” dhe se në këtë mënyrë do të zhvilloja luftën publike kundër teje dhe rezonimit të vjetër politik.

Mirëpo, ato dolën probleme më të thella sesa që i prisja. Më deklaroi lidhja e tyre me mentalitetin e dyqenëshmërisë kolektive të homo-politic-unsit shqiptar, andaj e gjykova se nuk ishte koha e tyre. Nuk i ligjërova dhe as që i botova. Megjithatë, duke qenë i bindur se më tutje nuk duhet lënë vetëm kohës t’i sqarojë gjërat, vendosa që ta shtyp pak kohën dhe ta ndërrojmë përmbajtjen, të e pakët, (në mënyrë që) të jetë e tjetër për nga kualiteti.

Raporte të çuditshme

Në këtë drejtim, një serë hapash që u ndërmorën gjatë vitit të kaluar, në emrin tim, por jo gjithmonë me iniciativën time, e në shumicën e rasteve, as me njohurin time paraprake, por vetëm me njoftimin tim me dështimet e pësuara, më bënin kureshtar. Kuptova se njerëzit, në mënyrën e vetë, përpiqeshin për afrimin tonë, por kjo nuk u bëri punë, sepse kishte kohë që dashuria e jonë kishte vdekur, ndonëse, dikur si të të gjithë qiftet e lumtur, konsiderohej e pa vdekshme.

Pata provuar shumë herë që ta ruanim korrektësinë në raportet tona, në mënyrë që Erleta më lehtë ta përballonte sfidën e kohës, por ti refuzove. Në këtë mënyrë, e bërë të vdes edhe miqësia. Nga këto përpjekje dhe nga këta hapa u krijua një propagandë e tmerrshme që vazhdimisht më përcillte dhe intensifikohej sa herë që kanosej “rreziku” i normalizimit të raporteve me të. Në çështje tërësisht private, gjatë vitit që shkoi, u hodha në teren politik të armiqësisë me ata, të cilët me mundin dhe me gjakun e tyre fuqimisht i kontribuan krijimit edhe të Republikës edhe të demokracisë. Këtu diçka nuk vlente. Përfundimisht ishte e prishur. Përsëri si edhe më parë në kohën e komunizmit insistohej në mënyrë indirekte që të bëja lutje për normalizimin e raporteve të mia me bijën tim, por nuk u binte ndërmend të bëni lutje që t’i normalizonin raportet me mua. Ndonëse, patën ngjarë shumë gjëra dhe pat ndryshuar shumëçka, por nuk ndryshoi pozita e saj, e as raportet midis nesh, sikurse do të duhej midis peronave të civilizuar të botës bashkëkohore. Vazhdimisht avazin e vjetër në kushtet e ndryshme tani nuk e dëmtonte, vetëm bijën tonë-Erletën, po edhe të dy fëmijët e mi të tjerë që u lindën nga martesa e dytë: Andini, 7-vjeçar dhe Brisildën 3-vjeçare, por edhe të gjithë ata që më donin. Në radhë të parë, prindërit dhe vëllezërit e mi, të cilët gjatë një periudhe  u manipuluan shumë keq me gënjeshtra të pa turpshme, duke e shfrytëzuar nivelin e vetëdijes së tyre: raporteve fare-fisnore dhe të gjendjes materiale.

Në këtë luftë nuk u dëmtuan vetëm ata që të përkrahnin, të cilët me gjithë demagogjinë e tyre, ishin dhe mbetën të integruar në shoqëri, e të cilët ti dikur as që i doje dhe as që të donin. Tani njësoj të përkrahin në luftën tënde kundër meje, ndonëse, as ti dikur nuk i deshe dhe as që të deshën ndonjëherë. Në këtë mënyrë u krijuan raporte të çuditshme: Prindërit dhe vëllezërit e mi vazhdimisht mbetën të pa fajshëm, kurse fëmijët e mi të mitur dhe unë vazhdimisht mbetën viktima. Kështu ishte në kohën e komunizmit, kështu mbet në kohën e euforisë nacionale dhe kështu është akoma edhe sot, në kohën e krizës dhe të ngecjes në të gjitha drejtimet. Është evidente se kështu nuk duhet dhe as që mund të mbetët.

Babë dhe bijë

Si anëtar i elitës politike dhe intelektuale në Kosovë,  ishte zhvilluar luftë e hapur kundër meje dhe jo aq kundër një politike, që do të duhej të luftohej. Sikur kjo elitë, gjatë një periode të caktuar të instalimit të vetë në pushtetin paralel, politik, të kishte zhvilluar luftë parimore për pozitën e Kosovës dhe jo për pozitën e vetë në Kosovë, dhe, sikur ti në këtë luftë,  e pakta, të ishe distancuar, bile përmes Erletës, ndoshta, do të kisha besuar se nuk ke dashur, që bija e jonë Erleta ta përjetonte drejt për së drejti rënien e babait së saj. Ndoshta, do të kisha besuar ta ndajë dyqenëshmërinë politike të një ambienti dhe të një kohe që akoma po zgjatë. Në rrethana të këtilla, e pranoj se do të ishte detyrë prej kavalieri e babait ta ruante të bijën nga rrethanat e kohës.

Bile, nga kjo lëmë kemi edhe shembuj konkret të lavdishëm: Në një libër mbi Adem  Demaçin, të një autori sarajevas, Baci shpjegon se ishte i detyruar ta linte familjen me qëllim që ta shpëtonte nga maltretimet dhe provokimet e kohës. Këtë ia besoj, por gjithashtu, e besoj se përfundimisht e kishte pasur gabim, sepse në këtë mënyrë e la të pa prekur rezonimin e mençur politik, duke besuar se kishte ndryshuar së bashku më kohën. Për konsideratat e larta, isha i pari që e vura në përdorim formulimin se “Adem Demaçi është histori e gjallë dhe simbol i rezistencës kombëtare”, por unë nuk isha, Adem Demaçi. Pikërisht, si ai kisha rënë, por vetëm kisha rënë dhe nuk kisha qenë, në nivelin e gjendjes së një populli të tërë, i cili jo vetëm gjatë 12 viteve të fundit ishte trajtuar mizorisht nga e tërë një makineri policore dhe ushtarake e një regjimi, që e dënoi historia. Mirëpo, kisha rënë nga lartësi e konsiderueshme e hierarkisë shoqërore dhe me njohuri të pjekura teorike dhe praktike të funksionimit dhe të ndërlidhjes së regjimit, të sistemit politik dhe të shtetit. Për këtë shkak, nuk e synoja vetëm ndryshimin e ambientit, po edhe të rezonimit politik në kohë. Pa ndonjë mbështetje, dhe pa ndonjë lidhje me ata që konsideroheshin të informuar dhe që vetëm ekzekutonin vendimet e të tjerëve, u orientova drejt dhe qëndrueshëm. Falë biografisë sime, origjinës së pastër shqiptare të Kosovës dhe njohurive të mija, ky orientim ndikoi fuqimisht në ndryshimin edhe të ambientit edhe të kohës, si edhe të shumë segmenteve të rezonimit të moçëm politik. Për këtë shkak, prezantimit që iu bënë faktorit të jashtëm për koniuktura komuniste të faktorit të brendshëm, nuk kishin lidhje me të vërtetën, por vetëm me ruajtjen e pozitave dhe të privilegjeve të një shtresë të caktuar shoqërore, së cilës dikur i takoja.

Ato e patën efektin e ngecjes së proceseve të lidhura me jetësimin e plotë të Republikës dhe tani zmbrapjes së tyre praktike. Dhe, përsëri angazhimi dhe qëndrimi im praktik dhe me shkrim i zhdaravit mosbesimet e krijuara artificialisht dhe e shquajti një rezonim të ri politik, i cili akoma ndodhët në rrugë e sipër të forcimit dhe të formimit të vetë, por që tanimë me asgjë nuk mund të ndalët.

Në kontekst të këtyre fakteve, për kë, për çfarë ambienti, për çfarë kohe, për cilat arsye dhe me çfarë të drejte e largoni edhe më tutje bijën time nga unë? Në rezonimin tënd dhe të këtij segmenti të Inteligjencies që akoma nuk ka ndryshuar asgjë, ose synohet diçka e tjetër, gjë që, për shkak të konsekuencave, që akoma i mbart, për mua është njësoj.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …