Pjesë nga letra e mr. Ukshin Hotit, drejtuar… një segmenti të inteligjencies së Kosovës… IV

Përkrahje e pa rezervë

Shoqëria, në këtë kohë, e përkrahu në tërësi sepse ajo kurrë nuk u martua sërish dhe më së shumti, sepse unë isha një ish-i dënuar që kishte marrë guximin ta rrezikonte rendin shoqëror dhe paqen e tyre. Mirëpo, duke e përkrahur atë pa kurrfarë rezerve, shoqëria, fakulteti vazhdoi të më konsideronte jo një ish-të dënuar, por një të dënuar aktual. Edhe më keq, duke nxjerrë ca vendime gjyqësore që kishim të bënin me mua, madje edhe duke mos më informuar fare, shoqëria, gjatë një periode të kohës, e kishte anuluar. jo vetëm ekzistencën time politike, por edhe atë juridike, madje edhe atë totale. Ata asnjëherë nuk më pyetën për regjistrimin e veturës sime në emrin e saj: nuk u informova pse Gjykata në Prishtinë në vitin 1988 kishte vendosur t’ia mbartë Edit banesën time me dy dhoma pa parapëlqimin tim. Asnjë instancë juridike nuk vendosi asnjëherë për ndarjen tonë materiale.

Me kalimin e kohës, më bëhej gjithnjë e më qartë se seanca gjyqësore e cila në vitin 1985 kishte vendosur mbi shkurorëzimin tonë ( Gjykatësi 6 vite më vonë u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës se Kosovës) në të vërtetë, mund të konsiderohej e rrejshme. Ai e nxori  atë vendim fatkeq mbi shkurprëzimi tonë më 24 Maj, përderisa u lëshova nga burgu me 21 Maj të po atij viti. Kjo nuk ishte në vend, madje as formalisht. Nuk qe respektuar afati kohor i paraparë me ligj prej 6 muaj pritjeje, para se gjykata të mund të vendoste mbi çështje të këtilla. Shkurt, që bërë çdo gjë me qëllim të nënshkrimit tim ose të kthimit të status  quo ante ( gjendjes së mëparshme të gjërave), pa më kërkuar falje. Përkundrazi, Edi mendonte se unë duhej t’i kërkoja falje asaj. Ndoshta, do ta kisha bërë këtë, ndonëse, nuk e konsideroje vetën fajtor për asgjë. Mirëpo, meqë ishte në pyetje vajza ime Erleta do ta kisha bërë këtë po të mos e kisha vërejtur se parapëlqente një mbrojtje të tepërt dhe të pa nevojshme të shoqërisë në llogarinë time. Për këtë shkak, si mund ta dish edhe ti, (Piter dhe ti Petra) me qejf nuk e bëra një të këtillë. Megjithatë, gjithnjë mbajtja qëndrim korrekt ndaj saj. Më 1991 kur ishte gati duke u shkatërruar nga ca grupe të rëndësishme politike, përmes një funksionari të lartë të kishës katolike e kërkova dhe m’u dha mbrojtja e saj. Me fjalë të tjera, për hir të bijës sime Erletës,un mund të falja dhe fala, por nuk mund të harroja dhe nuk harrova.

Hipotezë e drejtë konkludim i gabuar

Mirëpo, meqë realiteti, te e pakta, teorikisht ndryshoi në përputhje me bindjet e mija fillestare politike dhe jo në të kundërtën, me kohë, si dukët, u bëra i rëndësishëm për grupe të ndryshme politike që luftonin për pushtet dhe jo për shtet. Sidoqoftë, duke qenë për shumë vite i vetmuar në bindjet e mia politike të deklaruar hapur, si një ish-anëtar i elitës, ndërkohë u shndërrova në hiq ekonomik dhe social. Meqë, asnjë grup nuk deshi të marrë asnjë përgjegjësi për këtë, ato as që dëshironin të njihnin ndonjë përparësi time. Më me dëshirë, e zgjodhën rrugën e ndikimit në të afërmit e mi, duke besuar se ajo ishte mënyra më e mirë për të më mbajtur edhe më tutje nën kontroll. Natyrisht se isha tejet i hidhëruar për këtë, por nuk mund të bëja asgjë. E dija gjithnjë se Erleta që nga viti 1981 mbahej si një lloj pengu, por që nga viti 1991 e tutje isha dëshmitar se si Andini edhe Brisilda gjithnjë e më tepër konsideroheshin, po ashtu, pengje. Gjërat u komplikuan dhe nuk dija se si t’i ndihmoja fëmijët e mi, që ishin aq të vegjël dhe nuk mund të kuptonin se ç’po ngjante. Ishte supozuar me saktësi se nuk kisha forcë personale që ta vrisja ndokënd dhe ata e dinin se nuk do ta bëja një gjë të këtillë. Për këtë shkak, si duket, gabimisht u konkludua se do t’i bashkohesha njërës nga palët në disponim dhe se do ta luftoja tjetrën, me ndihmën e së parës. Nuk dëshirova të bëja ashtu, sepse isha i interesuar për të ndërtuar shtetin dhe jo për t’u përzier në luftën politike për pushtet. Gjithsesi, nuk ishte korrekte. Ndodhej jashtë shijes sime dhe po ashtu jashtë karakterit tim.

Pazarllëku me fëmijë

E dija se e kisha një lloj të forcës që qëndronte diku midis qiellit dhe tokës,d.m.th askund dhe gjithkund, që do të thotë se ishte potenciale dhe jo praktike. Pastaj, një ditë, duke i parë fëmijët e mi në një pozitë të tillë mizore dhe duke mos pasur forcë të qëndroja më tutje e zgjodha rrugën time. Vendosa ta eksponoja veten para dyerve të prindërve të Sevdisë dhe të prisja atje gjer sa të bëheshin të mëshirshëm për të m’i kthyer fëmijët e mi. Ishte ky një hap mjaft i rrezikshëm, meqë mund të konsiderohej si provokim i të tërë fisit të saj feudal, por pasi që, fisi im feudal nuk qëndronte pas meje, pas nja 48 ore të pazarllëkut fisnor, në fund të shekullit 20-të, në mes të Evropës, u vendos që t’i kthenin fëmijët e mi përmes Sevdisë që e përcillnin një grup prej 10 ose më tepër ndërmjetësuesish ! Asnjëherë në jetën time nuk isha më i hidhëruar. Kjo ishte diçka tërësisht jashtë mundësisë së kuptimit intelektual dhe ndjenjës së civilizimit, por e ruajta kontrollin. E lija se dëshironin të fillonin diskutime të pa fund rreth neve të dyve, me qëllim të rikthimit të “status quo anta” dhe jo me qëllim të gjetjes së solucionit real, i cili mund të rezultonte thjeshtë nga fakti se mund të na linin vetëm, pa u përzier vetë. Mendova se ishte metodë tejet e prishur t’i përdorje fëmijët si pretekst për rikthimin e “status quo ante” i cili u humb, jo me fajin tim, ose te e pakta, jo tërësisht me fajin tim.

 

Neveritja edhe me vetën

 

Për këtë shkak, iu drejtova Sevdisë: “Zonjë” i thash, unë- gjatë këtyre 7 orëve që isha i eksponuar në territorin e fisit tënd feudal, ti, natyrisht se mund të më shkaktoje telashe të mëdha, por kurrë nuk do të mund të gjejë arsye për t’i arsyetuar ato. Kurrë njëherë nuk do të dijë nëse më ke dashur ose jo, por fëmijët u lindën, ata ekzistojnë, po rritën dhe i dua shumë. Pikërisht për këtë shkak, nuk dëshiroj me forcë t’i ndajë nëna e tyre, por dëshirojë që të kuptohet një herë e për kohërat që vijnë se ata nuk janë pronë e asnjërit nga ne, por veten pjesë e ne të dyve. Detyra e prindërve, e më gjithë prindërve të botës dhe e të gjitha bishave, po ashtu është që t’i aftësojnë për ta jetuar jetën e tyre. Qeniet njerëzore, nga ky aspekt, dallojnë prej bishave, vetëm sepse i ndihmojnë fëmijët e vetë që ta ndërtojnë identitetin e tyre të dobishëm për vetën, familjet e tyre dhe për shoqërinë. Sa u përket vetë atyre, për shkak se jeta konsiderohet të jetë një seri e gjatë e betejave konkurrente për diçka më të mirë, atëherë do të duhej t’u ndihmohej të ndërtojnë sa më tepër që është e mundur identitete sa më solide. E konsideroj se është krim primitivë, i pa civilizuar dhe barbarë i kompenzimit e ëndrrave të pa realizuara: me armë për të fituar forcën, e cila me të vërtetë të mungon, vetëm sepse janë të pa fuqishëm. Lëri të rritën të lirë. Mos i përdorë si pengje për çfarë do qëllimi që do të dëshiroje ta arrije, sepse kjo doemos do të duhej të ishte problemi i yt dhe jo i tyre. Për shkak të moshës së vetë ata këtë nuk mund ta kuptojnë. Nuk ishte punë e guximshme e as e mençur nga ju që të më bien në një situatë të këtillë. Mund t’i kuptojë interesat tuaja, por nuk mundë ta falë sjelljen tuaj. Duke i thënë këto gjëra, natyrisht se isha i neveritur dhe aq shumë i neveritur edhe më vetën sa që dola jashtë dhe i lashë ta diskutonin problemin në mungesën time. Kurrë më nuk munda të bëhem i njëjtë si më parë.

Ky problem tani është zgjidhur, por vetëm pjesërisht. Fëmijët tani lirisht mund të lëviznin te secili nga ne, por nuk janë më të lumtur. Më duan shumë, por e duan edhe nënën e tyre.

Heshtje institucioni

Meqë janë të regjistruara në emrin tim, por jetojnë me nënën e tyre, iu drejtova Gjykatës e cila tani ndodhët në kompetenca të Republikës së Serbisë, me lutje që t’a bëjë një përjashtim nga rregullat e luftës dhe të vendosë mbi ata se me cilin prind do të duhej të rriteshin? Lloji i institucionit të cilit iu drejtova dhe i cili në këtë çështje i ka kompetencat e Gjykimit, thjesht, heshti. Nuk deshi të vendosë. Meqë nuk kam pasaportë dhe meqë si tërësi situata është tejet e pa qartë mos i dijë të gjitha konsekuencat juridike të një situata të këtillë. Situata bëhet edhe më e keqe meqë Erletës akoma nuk i lejohet normalizimi i raporteve të saj me babën e vetë. Kjo pastaj reflektohet drejt për së drejti në raportet me Sevdinë dhe ndikon në pozitën e të dy fëmijëve të rij të tjerë.

Metodë e pa mësuar

 

Shumë herë mendoja të ndërmerrja diçka rreth kësaj çështjeje, por meqë Edi ishte një anëtare tejet e çmuar e elitës politike dhe intelektuale, nuk mund të bëja asgjë, Një herë, në fillim të këtij viti, hyra në banesën time në Prishtinë, përkundër kundërshtimit të saj, me qëllim që disi ta detyroja të fliste me mua, por ajo thjeshtë e thirri policinë dhe ata më hedhën jashtë. Shumë herë mendova t’ia filloja një polemikë publike me të dhe bile iu kërcënova me një gjë të këtillë, por nuk i dha pesë para. Tejet shumë shkrimtarë, avokatë, gjykatës, profesorë, zhurnalistë e të tjerë ndodheshin në anën e saj. Me fjalë të tjera, elita, në raport me mua, qëndronte si bukur shumë unike.

Në të kaluarën, Edi gjithmonë kishte sukses në rrotullimin e gjërave dhe në fajësimin tim për gjëra që nuk kisha mund t’i merrja me mend. Në këtë, dukët se gratë janë më superiore se burrat dhe andaj ishte fare e natyrshme që e tërë elita e përkrahte me gjithë zemër, madje edhe një pjesë e familjes sime më të gjerë për motive dhe interesa të ndryshme. Kjo ishte një metodë në të cilën për një periodë më të gjatë të kohës nuk isha i barabartë me të, për të cilën nuk isha as i përgatitur dhe as i mësuar dhe as i mësuar dhe së cilës gjer më sot më me dëshirë iu shmanga.

Situatë dëmtuese

Mirëpo, situata nuk ndryshon në thelb. Desha ta ndryshoja, duke proklamuar se nuk kisha ndërmend të martohesha sërish dhe duke kërkuar që të dy palë fëmijët e mi të lejoheshin lirisht të komunikonin me mua. Sevdija këtë e pranoi në nivel të fshatit, por ajo në të vërtetë, meqë nuk ka mjete që t’i mbajë fëmijët diku tjetër, jashtë fshatit. Mua m’ është ofruar një shans që të ri integrohem në Prishtinë, përmes Universitetit, por meqë nuk pata sukses në normalizimin e raporteve të mija me Erletën, Sevdija nuk do t’i lejojë fëmijët të vijnë me mua. Sikur të vendosja të shkoja vetëm është tejet e dyshimtë se a do të pranohesha vetëm, me siguri se do t’i humbisja të dy fëmijët. Andaj, është fare e natyrshme që nuk dëshirojë që një gjë e tillë të më ngjajë sërish në Kosovë dhe as që më tutje mund të durojë të shikoj shkatërrimin e tyre gradual. Është kjo një gjë që më dëmton për së tepërmi dhe tani me vite shkatërrohen edhe vetë.

Një luftë mohikane

Është kjo një situatë e çuditshme dhe tmerruese në të njëjtën kohë. Nuk mund të gjejë fjalë të përshtatshme për ta përshkruar, por mbi të gjitha, më tmerruese janë këshillat që mi japin pikërisht ata që mund ta ndryshojnë  këtë situatë vetëm përmes një thirrjeje telefonike. ose të një bisede të rëndomtë. Sipas tyre, nuk u dashka të mërzitëm për fëmijët, meqë ata janë duke u rritur me nënat e tyre. Kur një herë të rritën do të kthehen te unë sepse e dinë se jam babai i tyre. Kjo është ana e befasishme e logjikës së tyre. Nuk dua ta përshkruajë anën tmerruese të saj pasi vetë për vete mund ta supozosh. Kuptimi i vërtetë i këtyre këshillave është kërkesa që të pritët zgjidhja e tërësishme e situatës, por pikërisht kjo është arsyeja që konsiderojë se ata mbahen pengje. Dhe pikërisht për këtë arsye vazhdimisht insistoja që të “katapultohen” jashtë tensioneve aktuale të shkaktuara nga politikat e kundërta. Ishte kjo esencialisht kërkesë për shpëtimin e privatësisë së familjes. Fatkeqësisht, nuk pata sukses të plotë, por meqë po hyjmë në shekullin XXI, lufta ime mohikane ishte e dobishme ta provoja. Ndoshta ky ishte edhe njeri nga shkaqet e rrahjes sime barbare nga ana e policisë speciale me 27 Maj të këtij viti,  por megjithatë, nuk munda të pajtohem në asnjë mënyrë me reduktimin e qenieve njerëzore në makina të pa ndjeshme, të ftohta, indiferente. Privatësia  e familjes është e nevojshme për këtë qëllim. Në qoftë se shekulli 21 do ta vrasë këtë privatësi, atëherë nuk mund të jetë i vlefshëm që të jetohet në të.

 

Rrugëdalje e pa dalje

 

Pas një refleksioni të gjatë erdha në përfundim se zgjidhja e vetme racionale për këtë problem do të ishte që të bëja vetëvrasje politike, d.m.th që t’i ndërprisja të gjitha raportet me të kaluarën dhe me të tanishmen dhe të provoja të jetoja vetëm për vetën time, por në një vend të tjetër, jo këtu. Meqë, akoma mund të punojë çdo gjë që më ofrohej, prej larësit të enëve, përmes zhurnalistit e gjer të profesori i Universitetit, të e pakta, nga një distancë gjeografik, mund të provoja t’i ndihmojë edukimit të ardhshëm të fëmijëve të mi dhe kështu të bëhen edhe ma tepër dhe jo vetëm normalisht si babi i tyre. Akoma kjo nuk do të më bënte një baba komplet, por të e pakta, për një çik më i mirë se ky tani. Gati shumica e baballarëve të fëmijëve shqiptarë këtu, pothuaj historikisht janë të këtillë. Ky ishte njeri nga shkaqet që kërkova të aa bëjë një vizitë të shkurtë. Desha të të konsultoja për një vendim aq të rëndësishëm për mua.

 

Përshtatje moshës

 

Ti nuk erdhe. Fillova atëherë të mendoja se qeniet njerëzore, pas të gjithave, nuk janë edhe gjithmonë plotësisht racionale,  kjo gjithashtu do të duhej  të ishte ndonjë komponent e privatësisë së tyre dhe meqë nuk janë plotësisht racionale, atëherë më me qejf do të qëndroja këtu. Kështu më në fund vendosa ta mbroja doktoratën time në Universitetin e Prishtinës.

 

Kështu, Piter dhe Petra, unë i dua proverbat e popullit tim. Njëra nga ato thotë se duke t’i treguar hallet e mija,  tuat do t’i kuptosh më mirë, Të tregova një pjesë të halleve të mia me qëllim që ju të kuptoni se si duket jeni duke i përjetuar problemet e moshës së viteve të 50-ta kur befasisht keni mund të zbuloni se nuk jeni edhe më tutje të rinj dhe se nuk mund të vazhdoni t’i bëni gjërat që ishit mësuar t’i bëni në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intensitet dhe të njëjtin tempo.

Përse atëherë nguteni?

Përse nuk prisni t’i përshtateni moshës?

Krushë,

5 Qershor 1993

Të Fala :

Ukshini

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …