Bedri Hamza: PDK priste më shumë, zgjedhjet ishin të pabarabarta

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për realizimin e qetë dhe të rregullt të procesit zgjedhor të 7 qershorit. Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK ka pritur rezultat më të lartë, por theksoi se partia është duke pritur ende rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. “Unë i uroj të gjitha partitë politike për rezultatin. Për PDK-në rezultati është ky që është, sigurisht kemi pritur më shumë dhe kemi mundur më shumë. Nëse i referohemi mandateve në Kuvendin e Kosovës, pres që numri i deputetëve të jetë pak më i madh se në mandatin paraprak, megjithatë po presim përfundimin e procesit zgjedhor”, u shpreh Hamza. Ai shtoi se zgjedhjet kanë qenë të lira, por sipas tij jo plotësisht të drejta dhe të barabarta, duke theksuar përdorimin e parasë publike gjatë fushatës. Hamza po ashtu vlerësoi se abstenimi i qytetarëve nga votimi është një mesazh i qartë për skenën politike në vend. Ndër të tjera, ai konfirmoi se PDK do të mbajë zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …