U mbajt mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e Komandant Faik Dodës

Në Deçan, në praninë e shumë qytetarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe familjarëve, u mbajt mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e Komandant Faik Dodës.

Luftëtar i guximshëm, atdhetar i përkushtuar, profesor dhe udhëheqës i shquar në institucione, Faik Doda la gjurmë të pashlyeshme në shërbim të vendit dhe qytetarëve, ka thënë në fjalën e tij kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Doda, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Komandant!

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …