Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po ndihmojnë banorët e vendbanimeve të përmbytura nga vërshimet

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po ndihmojnë banorët e vendbanimeve të përmbytura nga vërshimet. Ata po ndihmojnë qytetar të shumtë shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga vërshimet. “Një donacion i grumbullar me pajisje higjenike e ushqimore është duke u shpërndarë sot në komunat mē të prekura, Mitrovicë e Skënderaj nga ekipet e FSK-sē, për të lehtësuar sa do pak jetën e vështirêsuar të shkaktuar nga përmbytjet. Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët me kapacitetet e saj njerëzore e teknike” thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte interpretim politik

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj …