Plakja e popullsisë në Kosovë, tregon se mosha mesatare është rritur për pesë vite, krahasuar me 2011

Të dhënat preliminare të Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2024, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë një rritje të ndjeshme të moshës mesatare të popullsisë në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave, mosha mesatare është rritur nga 29  në vitin 2011 në 35 vjeç këtë vit, një rritje prej  afër 5 vitesh. Demografi Sami Behrami ka shprehur shqetësimin e tij mbi këtë trend, duke e cilësuar si një indikator negativ për të ardhmen e vendit. “Tregon lëvizje shumë të pafavorshme të kësaj komponente demografike. Ndërkohë, Kosova ende mban titullin e shtetit me popullsinë më të re në rajon. Megjithatë, rënia e natalitetit dhe emigrimi i moshave të reja janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në rritjen e moshës mesatare të popullsisë. “Faktori i parë është zvogëlimi i kontingjentit të lindjeve të grup-moshave të reja, favorizon rritjen e grup-moshave të vjetra. Gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë trend të mos-shënimit demografik në Kosovë është edhe emigrimi i popullsisë”, tha Sami Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Deri më tani, vendi ynë ka importuar afër 6 miliard euro mallra ndërsa ka eskportuar afër 800 milion

Nga të dhënat e Doganava të Kosovës mësohet se deri më tani, gjatë këtij viti, …