PLEQJA, po e merr pamjen e një vendi të jashtëzakonshëm turistikë

Më inicimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, që Pleqja, të shpallet vendbanim ku dhe është votuar në seancën e Asamblesë Komunale të mbajtur më datë 27.09.2019, ky inicim ka qenë një sinjal që menjëherë të nisinë punimet për rregullimin e kësaj rruge e cila ka qen mese e domosdoshme për ata të cilët e frekuentojnë në vazhdimësi këtë bjeshkë si në sezonin verore po ashtu edhe atë dimërorë sepse ka potencial të mjaftueshëm për shfrytëzim. Kryetari Ramosaj, banorëve të fshatit Isniq, konkretisht të tri lagjeve Haklaj, Tahirsylaj dhe Osdautaj, të cilët edhe janë pjesë e PLEQES, ju premtoi se rruga do të përfundohet këtë vit, ndërsa ne do të vazhdojmë në vitin e ardhshëm të shohim edhe mundësit e asfaltimit po ashtu edhe elektrifikimin e kësaj Bjeshke. Krijimi i kushteve të mira për banorët e kësaj ane rritë edhe Zhvillimin e Turizmit dhe Zhvillimin Ekonomik, kur shtohet numri i vizitorëve pa dyshim se krijohen të hyra edhe për familjet të cilat pothuajse me bagëtitë e tyre qëndrojnë mbi 3 muaj në këto bjeshkë, e këto investime vinë falë mbështetjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe insistimit në vazhdimësi të kryetarit Ramosaj. Në këtë rrugë në të cilën tashmë vetëm sa kanë nisur punimet do të vazhdohet deri tek Lapidari i Dëshmorëve të Kombit Beqir Loshi, Naim Bajraktari dhe Isa Balaj.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …