Po bëhen përpjekje për krijimin e bllokut: LDK-AKR-Vetëvendosje

Pavarësisht fjalëve të mëdha konfrontimeve dhe armiqësive duket se më në fund urrejtja për PDK-në i ka bërë bashkë LDK-në e Vetëvendosjen. Bëhet e ditur se është zhvilluar një takim mes udhëheqësve të LDK-së, Lëvizjes Vetëvendosje!, AKR-së e Alternatives. Pjesëmarrës në takim kanë qenë Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda, Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu, Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu. “Në këtë takim partitë e koalicionit caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV-në si dhe arritën harmonizimin e qëndrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhshme”, është thënë në komunikatën e Alternativës.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …