Sami Lushtaku

Po të ketë mundësi Albin Kurti të gjithëve na dërgon në burg, ka thënë Lushtaku

Kryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj dhe ish komandant i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës, Sami Lushtaku ka thënë se ai dhe shokët e tij të luftës janë të gatshëm të shkojnë vullnetarisht në Gjykatën Speciale dhe të kërkojnë dënim maksimal, vetën për një arsye, vetëm le të zbulohen ata që i kanë kryer këto masakra në Kosovë. Mjerisht shumë njerëz në Kosovë po i gëzohen arrestimeve të pjesëtarëve të UÇK-së, që po i dërgojnë në Hagë. “Në momentin kur e kam dëgjuar Albin Kurtin duke i thënë presidentit ‘Hashim shko në Hagë’, jam rrëqethur”, ka thënë ai, duke e konsideruar këtë tepër të ulët. “Hashimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe të çohet dhe t’i thotë shko në Hagë, është e rëndë për mua, është tmerruese. Po të ketë mundësi  Albin Kurti  të gjithëve na dërgon në burg”, ka thënë Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …