Po vazhdojnë punimet në rregullimin e argjinaturave në lumin “Morava e Binçës”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet që po zhvillohen në rregullimin, hapjen dhe pastrimin e argjinaturave të lumit “Morava e Binçës” në këtë komunë. Përndryshe punime e tilla janë mirëpritur nga qytetarët, në veçanti nga fermerët shkaku i mbrojtjes së parcelave bujqësore. Kreu i kësaj komune, Sokol Haliti tha se kjo komunë ka kthyer lumin Morava e Binçës në përparësi duke e rregulluar atë me qëllim të parandalimit të vërshimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …