Po vazhdojnë vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Malishevës

Në komunën e Malishevës janë duke vazhduar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve të klasave të para, pesta dhe të nënta. Të premten ekipi i profesionistëve shëndetësor të QKMF ” Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, i ka kryer vizitat e nxënësve të SHFMU ” Hilmi Hoti” në Carrallukë. Këto vizita, i ka inspektuar dhe drejtori komunal për shëndetësi, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me ecurinë e realizimit të vizitave.

“I tërë procesi është organizuar dhe monitoruar nga DSHMS-ja, ndërsa me sukses të jashtëzakonshëm është realizuar nga profesionistët shëndetësor të QKMF ” Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë. Me këtë rast i falënderoj të gjithë drejtorët e shkollave që kanë përfunduar vizitat sistematike, për bashkëpunim dhe krijim të hapësirës dhe kushteve për profesionistët shëndetësor duke e bërë të mundur që i gjithë procesi të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë drejtori komunal i shëndetësisë Hajdin Berisha.

Sipas Berishës, të hënën me datë 20.03.2017, këto vizita janë planifikuar të kryhen në SHFMU “Salih Bytyqi” në Shkozë, ndërsa këto vizita gjatë javës së ardhshme do të realizohen edhe në SHFMU “Emin Duraku” në Dragobil, në SHFMU “Ganimete Terbeshi” në Astrazup si dhe në SHFMU “Ruzhdi Xhyliqi” në Marali, me çka edhe përfundojnë vizitat sistematike.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …