Po vazhdon asfaltimi i rrugëve brenda qytetit në Skenderaj

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtoresha e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Sanije Ahmeti, kanë inspektuar punimet e realizimit të projektit për asfaltimin e rrugëve brenda qytetit, përkatësisht segmentet afër objekteve të banimit social. “Punë të përditshme në çdo cep të territorit të komunës së Skenderajt, sa në ndërtim të rrugëve të reja, shkollave, ujësjellësve sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza, poligoneve sportive, e shumë projekteve të tjera kapitale, që ndikojnë në rritje të cilësisë së jetesës së çdo qytetari që jeton e vepron në Skenderaj. Si në çdo fshat, edhe qyteti ynë po përjeton investimet publike, ku aktualisht po punohet në asfaltimin e rrugëve brenda zonës urbane, të një cilësie të garantuar dhe modernizim i rrjetit rrugor, me vendosjen e shtyllave të reja të ndriçimit dhe riparim të nevojshëm kudo që ka nevojë”, është shprehur kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …