Po vazhdon zgjedhja e kryetarëve të fshatrave të Komunës së Ferizajt

Banorët e fshatit Muhovc e Saraishtë të komunës së Ferizajt, kanë zhvilluar procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të tyre. Ata me shumicë votash kanë votuar Astrit Rexhepin që t’i përfaqësojë për vitet në vazhdim. Ata po ashtu kanë bërë edhe zgjedhjen e këshillit të fshatit ku do të përfaqësohet edhe nga një grua. Procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të fshatit ka vazhduar edhe në Talinovc të Jerlive, ku është bërë zgjedhja e kryetarit Visar Islami si dhe këshillit të fshatit. Islami, është zgjedhur me 71 vota pro, dhe 17 kundër.

May be an image of 10 people

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …