Policia e Serbisë ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër ushtrisë serbe, në vitin 1999 në Koshare

Policia bastis pronën e Arsenijeviq në Zveçan – gjenden armë e municione, politikani serb jashtë vendit

Një pronë e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, në fshatin Vallaq të Zveçanit, ishte cak i bastisjeve nga Policia e Kosovës të dielën.Në një stallë kuajsh, Policia ka gjetur armë, municione, granata dore, zolla, jelekë antiplumb dhe fishekë. Por në vendin e ngjarjes nuk është  gjetur vetë pronari i kësaj prone. Vet Arsenijeviq, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se që nga e premtja ndodhet jashtë vendit dhe ka mohuar të ketë dijeni për armatimin e gjetur në pronën e tij. Ai e ka quajtur këtë një ndjekje politike, duke shtuar se nuk pret një proces të drejtë. Ndërkohë, Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Tëvë1 se Policia ka kontaktuar me Arsenijeviqin. Të dielën, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në tri lokacione të ndryshme në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …