Në Glloboçicë realizohet sot një ushtrim i përbashkët operativo-taktik i Policisë se Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut

Policia dhe EULEX-i diskutojnë për sigurinë dhe procesin zgjedhor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë në vend dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. Një ndër temat kryesore të bisedës ishte edhe procesi zgjedhor që po afrohet, ku Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen dhe sigurinë e këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu reagon pas kallëzimit penal të Faton Pecit ndaj gazetarit: “Ironia e fatit, apo karma në veprim?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të ministrit në …