Policia dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë kthyer në vuajtje të dënimit, Driton Hajdarin, i sëmurë rëndë

Policia e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë kthyer në vuajtje të dënimit, Driton Hajdarin i dënuar sipas një deklarate të Nazim Bllacës, përkundër faktit që sëmundja e tij, ‘skleroza amfitrofike laterale’, është e pashërueshme dhe kërkon trajtim të veçantë. Dritoni ka raporte nga specialistët dhe shefi i burgjeve të Kosovës që duhet të jetë i shoqëruar dhe që trajtimi i tij nuk mund të bëhet në burg, megjithatë Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ai të kthehet në burg për vuajtjen e dënimit. Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka thënë se nga aspekti i të drejtave të njeriut asesi nuk duhet të dërgohet në burg, pasi dërgimi i tij në burg është nënshkrim për vdekjen e tij. Ai është marrë në shtëpinë e tij nga pjesëtarët e Policisë dhe Shërbimit Korrektues për ta dërguar në burg, ku duhet të presë vdekjen.(Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …