Policia e EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë filluar fushatën e arrestimeve e bastisjeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Policia e EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë filluar fushatën e arrestimeve e bastisjeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Policia e EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë bastisje dhe arrestime, në fushatën për sikur thuhet krim të organizuar. Po ndiqen për t u arrestuar  40 veta në 42 lokacione në tërë Kosovën. Prokuroria e ka konsideruar këtë grup të madh të organizuar kriminal, i cili paska qenë  aktiv nga viti 2006  dhe tani pas 10 viteve është vënë në veprim. Në këtë fushatë kundër UÇK-së EULEXi po kërkon edhe deputetin e PDK-së, Azem Syla, ish-komandanti i Shtabit të përgjithshëm i UÇK-so i cili aktualisht ndodhet,  në Shqipëri. Prokuroria e konsideron si të arratisur Sylën dhe ka thënë se nuk ka arritur ta gjejë vendndodhjen e tij.  Grupi, në mesin e të cilëve ka ish-udhëheqës të Gjykatës, ish-zyrtarë komunalë të Prishtinës, zyrtarë të AKP-së, avokatë e të tjerë me vendime të jashtëligjshme ka shpronësuar prona shoqërore. Gjatë ditës, ndërkaq janë arrestuar vetëm 6 persona, në mesin e tyre edhe Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës.  Në këtë grup janë të përfshirë shumica e të dënuarve në rastin Bllaca.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …