Policia e Kosovës e pranon një donacion pajisje nga Ambasada Gjermane në vlerë mbi 240 mijë euro

Policia e Kosovës e pranon një donacion pajisje nga Ambasada Gjermane në vlerë mbi 240 mijë euro

Policia e Kosovës ka pranuar donacion në vlerë mbi 240 mijë euro nga Ambasada Gjermane. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për ta, ndërkohë ka siguruar që do të shfrytëzohen për të mirën e qytetarëve. “Policia e Kosovës ato donacione që i ka pranuar do ti përdorë që të jenë në benefit për banorët e Kosovës, Gjermanisë dhe rajoneve”, tha ai. Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde ka theksuar se ky donacion ka vlerën e mbi 240 mijë eurove dhe se shpreson se ato pajisje do të përdoren për qëllimin që janë dhënë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …