Forcat policore të Kosovës qëndrojnë 24 orë roje në një ndërrim për shkak të situatës së krijuar në veri

Policia e Kosovës: Janë larguar barrikadat dhe janë hapur dy pikëkalimet kufitare në Jarinë dhe në Bërnjakë

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur nga serbët në Veri, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinë  dhe Bërnjak, të cilat sotnë orët e pasdites janë hapur për qarkullim. Zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pikë kalime kufitare, do të vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues. Liria e lëvizjes së lirë, parandalimi i akteve kriminale dhe ofrimi i sigurisë janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe për këtë Policia e Kosovës në vazhdimësi do të angazhohet duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …