Policia e Kosovës, ka arrestuar 18 të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor, “Shënjestra”

Policia e Kosovës, ka arrestuar 18 të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor, “Shënjestra”

Policia e Kosovës, bërë të ditur se  ka arrestuar 18 persona të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor të quajtur “Shënjestra”. Po ashtu, janë sekuestruar 57 armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme, 9 mijë fishek të kalibrit të ndryshëm, dy vetura, 10 mijë euro dhe 25 telefona celular. Operacioni policor “Shënjestra” është zhvilluar në gjashtë rajone të Kosovës, si në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Prizren dhe Pejë, në 27 lokacione. Hetimet për këtë grup të personave sipas Policisë së Kosovës kanë zgjatur më shumë se 8 muaj, për të cilin grup, thotë se, kanë vepruar bashkërisht, ku disa prej të arrestuarve janë recidivist në vepra. Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …