Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj si dhe aktivistët: Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj si dhe aktivistët: Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili ka marrë pjesë në protestat e veteranëve. Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Dardan Molliqajt, i cili ka munguar në seancën gjyqësore për rastin e përleshjes fizike me deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv , qysh në vitin 2019. Nuk dihet ende nëse kjo është arsyeja e arrestimit të Molliqajt, apo për ndonjë aktivitet tjetër protestues. Pas arrestimit të Dardan Molliqajt nga Policia ka prangosur edhe Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenin nga radhët e kësaj partie   Arrestimet e tyre kanë ndodhur pasi është ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës. Ata të tre dhe avtivistp të tjerë të kësaj partie kanë marrë pjesë në protestën e mbajtur nga përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK kundërshton ftesën e Ministrisë së Mbrojtjes për Grupin Punues: “Nuk jemi vartës të asnjë ministrie”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj ftesës së Ministrisë së Mbrojtjes …