Policia e Kosovës i ka arrestuar sërish, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, për shkak të shkeljes së vendimit të arrestit shtëpiak

Policia e Kosovës i ka arrestuar sërish, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, për shkak të shkeljes së vendimit të arrestit shtëpiak

Policia e Kosovës në pasditen e sotme ka arrestuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, për shkak të shkeljes së vendimit për qëndrim në arrest shtëpiak. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Hoti, e cila ka njoftuar se arrestimi është kryer në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore, duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarr veprimet ligjore për realizim të të njëjtës (urdhëresë së gjykatës) ndaj dy personave të apostrofuar nga ana juaj”, ka thënë Ahmeti. Dy deputetët e Vetëvendosjes dje kanë shkelur vendimin e  gjykatës për qëndrim në arrest shtëpiak, pasi kanë dal për të festuar në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …