Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviqin

Për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit, Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviqin. Ai është shoqëruar për në stacionin policor në Graçanicë. “I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit”, ka thënë i njëjti derisa ka shtuar se Steviq është “dora e djathtë e Milan Radoiçiqit” njofton Kosovapress. Policia ka sekuestruar edhe një fletore të shënimeve, me kandidatë të Listës Serbe, dhe KosovaPress ka siguruar fotografinë. Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …