Policia e Kosovës njësia në Skenderaj fituese e turneut “PAVARËSIA CUP 2020”

Në sallën e shkollës profesionale në Skenderaj janë zhvilluar ndeshjet gjysmë finale dhe finalja e turneut me pjesëmarrje të madhe të ekipeve dhe shikuesve. Pas garës në gjysmëfinale u ndeshën:

Shkolla “FEHMI RAMA”- LIKOC me Policinë e Kosovës, dhe Shkolla “AHMET DELIA”- Skenderaj me Veteranët e Drenicës në Futboll.

Pas triumfit në ndeshjet paraprake në finale u takuan Policia e Kosovës, njësia Skenderaj me Veteranët e Drenicës në futboll. Në finale triumfoi ekipi nga Policia e Kosovës, të cilët ndeshjen finale e fituan me rezultat 4 me 2 duke ngritur lartë kupën e këtij turneu. Kupën dhe medaljet për finalistët i ndau Drejtori në detyrë në drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, Ramiz Shala. Ky turne tradicional i organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Bekim Jashari ka shënuar fundin e aktiviteteve që shënojnë përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës në Komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Zjarrfikësit vitias vendosen në objektin e ri

Njësia e Zjarrfikësve në Viti, për një kohë të gjatë janë përballur me kushte tejet …