Internacionalja Socialiste mbështet LV-në për zgjedhjet e 11 qershorit

Grupacioni ndërkombëtar më i madh në botë i partive social-demokrate, Internacionalja Socialiste, i ka dërguar një letër mbështetëse Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Në Internacionalen Socialiste bëjnë pjesë parti evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik, si Partia Socialiste e Francës, Partia Social Demokrate e Austrisë, Partia Socialiste e Spanjës, Partia Socialiste e Belgjikës, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Socialiste e Bullgarisë, Partia Socialiste Finlandeze, e plot parti të tjera evropiane dhe nga e gjithë bota. Letra mbështetëse në emër të Internacionales Socialiste është dërguar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj internacionale, Luis Ayala, drejtuar kryetarit të Vetëvendosje, Visar Ymerit dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nuk u arrit bashkimi me PDK-në, Nisma garon e vetme me listë prej 110 kandidatëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se bisedimet për bashkimin me Partinë Demokratike …