Policia e Kosoves

Policia e Kosovës shënon ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor

Policia e Kosovës shënon ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës. Këto institucione morën iniciativën për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik”, duke organizuar fushata vetëdijesuese për të rinjtë, respektivisht studentët e universiteteve publike në Republikën e Kosovës. Me qëllim të përmbledhjes së aktiviteteve në shënim të kësaj dite ndërkombëtare të sigurisë, është organizuar një tryezë e përbashkët ku do të paraqiten ngjarjet kryesore nga kjo iniciativë, vizitat dhe efektet që ka arritur shënimi i fushatës. Po ashtu, duke qenë se kjo ditë shënohet ndërkombëtarisht nga shumë institucione relevante, do të shihet mundësia që edhe tek ne kjo ditë të marrë vëmendjen e duhur me qëllim të rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …