Pas tragjedisë në kryeqytetin e Francës, në Paris, ku si pasojë e sulmeve serike terroriste mbetën të vrarë 129 persona, Policia franceze e ka pezulluar marrëveshjen “Schengen” për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të BE-së, duke e marrë kontrollin e tërësishëm të kufijve me Italinë. Në anën tjetër, Policia e Gjermanisë në distriktin e Saarlandit ka filluar një kontroll më të rreptë nëpër pikat kontrolluese në kufirin me Francën, shkruan “Euronews”. “Situata po vlerësohet dhe vazhdimisht po veprojmë në bazë të rrethanave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Federale për rajonin Saarlandit. Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ka thënë se kontrollet kufitare në këtë kohë janë më të nevojshme se asnjëherë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
