Policia izraelite sulmoi kompleksin e xhamisë al-Aksa në Jeruzalemin Lindor

Policia izraelite sulmoi kompleksin e xhamisë al-Aksa në Jeruzalemin Lindor

Policia izraelite sulmoi kompleksin e xhamisë al-Aksa në Jeruzalemin Lindor  me të paktën 10 persona të plagosur gjatë përleshjeve që pasuan, njofton “Xinhua”. Herët të dielën, forcat e policisë izraelite shpërndanë palestinezët nga sheshi i madh jashtë xhamisë, ndërsa dhjetëra mbetën brenda dhe brohoritën “Zoti është i madh”, sipas një deklarate të lëshuar nga policia. Policia njoftoi se ata hynë në kompleks për të pastruar gurët dhe barrierat e tjera të grumbulluara nga palestinezët gjatë natës në trotuarin e përdorur nga hebrenjtë për të vizituar vendin. “Policia është e angazhuar për të lehtësuar lirinë e adhurimit për hebrenjtë dhe myslimanët”, -thuhet në deklaratë. Pak më vonë, palestinezët raportuan përleshje jashtë xhamisë, në të cilat të paktën dhjetë persona u plagosën nga forcat izraelite të sigurisë, sipas një deklarate të lëshuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze. Sipas policisë izraelite, përleshjet filluan pasi palestinezët brenda xhamisë hodhën fishekzjarre.(Radio Kina shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …