vetevendosje

Policia ka arrestuar zyrtarin e lartë të Vetëvendosjes, Nol Nushi

Lëvizja Vetëvendosje bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar koordinatorin e sekretariateve dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizjes, Nol Nushi. Sipas Vetëvendosjes ai është ndaluar nga Policia dhe është arrestuar pa asnjë sqarim. Në kohën kur Serbia ka rritur provokimet ndaj Republikës së Kosovës, duke kërcënuar edhe me luftë, pushteti kriminal përndjekë dhe arreston aktivistët tanë. Ky pushtet i cili tashmë është dorëzuar para Serbisë, ka arrestuar Koordinatorin e Sekretariateve dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Nol Nushi. Ai është ndaluar nga Policia dhe është arrestuar pa asnjë sqarim. Ky veprim i pushtetit tregon se klani qeverisës po synon që në Kosovë të instalojë regjim autoritar. Veprimet e tilla janë të papranueshme, prandaj kërkojmë lirim të menjëhershëm të aktivistit Nushi. Po ashtu, kërkojmë që të ndalen menjëherë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …